1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160811 Herzimplantat aus Darmgewebe

18 Gusht 2011

Shkencëtarët e Universitetit të Hanoverit në Gjermani kanë krijuar tek një pacient i sëmurë një zemër të re nga indet e një cope zorre, për arsye se pacientin e sëmurë nuk mund ta ndihmonte asnjë zemër e transplantuar

https://p.dw.com/p/12JDe
Sallë operacioni në Gjermani
Sallë operacioni në GjermaniFotografi: Nickolaus

Diagnostikimi i kancerit për çdo njeri është një shok. Po ashtu edhe për një grua nga Holanda. Tumorri malinj në trupin e 40 vjeçares kishte krijuar përmasa të rrezikshme dhe ndodhej në një pozicion të komplikuar. Prandaj pacientja u dërgua tek Profesori, Axel Haverich në Hanovër. Në Univeristetin e Mjekësisë, ai drejton klinikën e kardiologjisë, të toraksit, të trasplatacioneve dhe të kirurgjisë vaskulare.

"Tek kjo paciente ishte ndoshta shumë e veçantë që ky tumor ishte përhapur në drejtim të rajonit të zemrës në pjesën e djathtë dhe po ashtu tek rrënjët e mushkërisë së djathtë. Dhe kështu rasti u klasifikua si i paoperueshëm në Holandë dhe ajo iu drejtua klinikës në Hanovër, si një shpresë e fundit për të shpëtuar jetën e saj“.

Profesor Axel Haverich, kirurg kardiolog në Klinikën e Universitetit të Hanoverit
Profesor Axel Haverich, kirurg kardiolog në Klinikën e Universitetit të HanoveritFotografi: picture-alliance/dpa

Procedurë e re kirurgjikale duke rindërtuar zemrën

Heqja e tumorit nga zemra permes një prerje kirurgjikale do të kishte qenë një vdekja e sigurtë. Një transplatim i organit ishte konsideruar po ashtu i pamundur, për shkak se kanceri është kriter përjashtimi. Në këtë mënyrë profesori Axel Haverich vendosi për një procedurë veprimi më të re: që atriumi kanceroz i zemrës të hiqej kirurgjikisht në mënyrë precize dhe me një pjesë të zorrrës së pacientes të rindërtohej zemra. Gjatë kësaj kohe pacientes i ishte vendosur një aparat i përkohshëm funksionues për zemrën dhe mushkërinë.

“Zorra e vogël së cilës ne i hoqëm një pjesë nga arteriet e gjakut ishte 15 centimetra e gjatë. Ne mund ta përdornim zorrën e vogël shumë mirë, para së gjithash sepse aty ka artererie gjaku që ne edhe gjatë operacionit Bypass duhet ti lidhnim me rrjedhën e gjakut të pacientes në atë mënyrë që ne të kishim një implantat funksionues ku garantohej qarkullimi i gjakut".

Kirurgu qepi më parë murin e zorrës së pastruar me zemrën që mbeti në trup dhe pikërisht në vendin ku më parë kishte qenë muri i zemrës në bakushen e djathtë. Çfarë ndodhi më pas në trupin e pacientes , mund të ndjekim ultratingujtë: Fillimisht nga muri i zorrës zhvillohej gradualisht një mur zemre që pulsonte ngadalë.

"Pas tre javësh filloi në të vërtetë një tkurrje e këtij segmenti të zorrës së prerë. Dhe pas gjashtë javësh në kemi parë gati një funksionim normal të atriumit të dajthtë, që do të thotë edhe EKG sinkronizonte me zemrën që rrihte tek pacientja".

Fillimisht ky eksperiment u aplikua tek kafshët

Axel Haverich dhe pamjet e një zemre si simboll studimi
Axel Haverich dhe pamjet e një zemre si simbol studimiFotografi: picture-alliance/dpa

Nga përpjekjet prej shumë vitesh me minjtë dhe më vonë me derra dhe dele, shkencëtarët e dinin që kjo mund të funksiononte. Por kur arritën të funsionin në të vërtetë qelizat e muskujve të zemrës ? Për t''ju përgjigjur kësaj pyetje u dërgua një mostër e indeve nga eksperimentet me kafshët në Institutin Max-Planck për hulumtime shkencore për zemrën dhe mushkëritë në Bad Nauheim

"Ne kemi zbuluar dy forma të ndryshme të qelizave të muskujve të zemrës. Një nga lloji i qelizave embrionale që është formuar mes indeve të zorrëve dhe një tjetër që është formuar direkt rreth arterieve të gjakut. Pra në këtë moment ne supozojmë se disa prej këtyre qelizave të muskulit të zemrës zhvillohen nga qelizat embrionale të gjakut- - në fakt qelizat e muskujve të zemrës të cilat pastaj lidhen drejtpërdrejtë me arteriet e gjakut dhe që një pjesë tjetër e qelizave të muskulit të zemrës janë zhvilluar dukshëm nga qelizat embrionale ndodhen vetë në zorrë".

Mjekët të motivuar për fëmijët e lindur me defekte në zemër

Një zemër e shëndoshë dhe fit
Një zemër e shëndoshë dhe fit

Procesi nuk është zhvilluar për pacientët e sëmurë me kancer, përkundrazi fillimisht u bë për fëmijët me defekte të rënda në zemër. Megjithatë deri tani hulumtimet klinike tek fëmijët nuk janë ndërmarrë. Në Europë çdo vit lindin rreth 1.000 bebe me një defekt në zemër. Shumë vdesin herët, sepse nuk ka organe të mjaftueshme në dispozicion për transplantim. Por kjo metodë e re mund ti ndihmojë ata. Sepse sipas Profesor Axel Haverich:

"Në fakt ky ishte motivacioni ynë i kryesor, që të merrnin përsipër operacione tek fëmijët e lindur me defekte në zemër, pra për fëmijë që mund të kenë vetëm një nga dy bakushet e zemrës ose një nga dy atriumet. Duke përdorur këtë teknikë ne atëherë mund të kontribuojmë për një shërim të problemeve të lindura".

Autor: Michael Engel

Redaktoi: Mimoza Kelmendi