1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një tërmet i ri rregjistrohet në Indonezi

13 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BfXo

Pas një tërmeti tjetër të rëndë me forcë 6, 4 të shkallës së richterit autoritetet në Indonezi kanë dhënë sërish alarmin e cunamit. Tërmeti tronditi këtë rradhë pjesën veriore të ishullit Sulavesi. Më parë në ishullin e Sumatrës ishin regjistruar disa lëkundje. Të mërkurën aty pati lëkundje me fuqi prej 8,4 të shkallës së richterit, që të kujtonin katastrofën e cunamit të dhjetorit të vitit 2004. Paralajmërimet për valë të larta batice u tërhoqën përsëri. Sipas autoriteteve nga tërmeti humbën jetën së paku pesë vetë, shumë shtëpi u shkatërruan.