1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një demokraci e fortë nuk ka nevojë të mbrohet nga gardhe me gjemba

Lindita Arapi23 Maj 2007

Gazetat gjermane fokusohen në samitin e G-8s në Heiligendamm dhe masat drakoniake që po merren në Gjermanin për sigurinë e udhëheqësve të shtetit nga e gjithë bota

https://p.dw.com/p/Ark9
Në prag të takimit të nivelit të lartë të G8 në Heiligendamm, protestuesit kanë vendosur figura prej letre të pjesëmarrësve të takimit
Në prag të takimit të nivelit të lartë të G8 në Heiligendamm, protestuesit kanë vendosur figura prej letre të pjesëmarrësve të takimitFotografi: AP

Gazetat gjermane fokusohen në samitin e G-8s në Heiligendamm dhe masat drakoniake që po merren në Gjermanin për sigurinë e udhëheqësve të shtetit nga e gjithë bota:

"Manheimer Morgen" mbi përgatitjet për samitin vëren:

"Një demokraci e fortë nuk ka nevojë të mbrohet nga gardhe me gjemba, por ajo duhet të mbrohet nga ata, që nuk i përmbahen rregullave. Këtu shteti ka në dorë pretendimin për ligjin. Kush dëshiron në fund të fundit t'i futet rrezikut që kundërshtarët e samitit t'ja dalin mbanë që nga demonstrimi paqësor të sulmojnë samitin..."


"Neue Presse" i komenton kështu masat ndaj protestave të G8-ës

"Kur takohen burrat dhe gratë më të rëndësishme të botës për të diskutuar për të ardhmen e globit, ata duhet të përgatiten për protesta. Se sa e lejueshme është që këto protesta duhet t'i shtysh prapa një gardhi sigurie, kjo mbetet të diskutohet, ashtu si edhe aksionet e kontrollit për të frikësuar rrethet e antiglobalistëve. Për taksapaguesit kjo do të jetë e shtrenjtë. Lind pyetja përse aktorët e samitit nuk organizojnë videokonferenca të hapura. Ato edhe nuk kushtojnë miliona, edhe protestuesit mbeten jashtë. Pastaj për të ngrënë mëngjesin politikanet mund të ulen privatisht."


"Reutlinger General Anzeiger" po mbi samitin:

Dimensionet e masave të sigurisë të bëjne të mendohesh, ajo të kujton pjesërisht metodat e Stasit. Kur të pushtetshmit e kësaj bote të lirë duhet të izolohen dhe kanë nevojë për demonstrimin e fuqisë së shtetit për të qenë të sigurtë dhe për të punuar në qetësi, kjo tregon largimin gjithnjë e më të madh të qeverisësve nga ata që qeverisen.

Ndërrojmë temë: Debati për dopingun u ndez në Gjermani pas dëshmisë që bëri ish-profesionisti, çiklisti Bert Dietz si përdorues dopingu. Ai ngriti akuza për përdorim dopingu kundër ekipit të sotëm T-Mobile.

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" mbi këtë aferë shkruan:

Ndërkohë politikanët,funksionarët edhe ata që duan të shkëlqejnë me sukseset e sportistëve, kanë arritur të kuptojnë një gjë: Është e dëmshme për biznesin dhe emrin e mirë, po qe se sporti shkatërron vetë vlerat dhe moralin e tij, sepse ai përmes kapërcimit të vazhdueshëm të rregullave po shkatërrohet nga brenda. Kjo njohuri nuk vlen vetëm për sportin e çiklizmit... Ajo vlen për sportet e rekordeve në të gjithë botën. Dëshmia e Dietzit, kështu mund të kuptohet paraqitja televizive e tij, ka përshkruar jo vetëm sistemin e dopingut në dhomat e tij, por edhe skutat e errëta të një sporti të tipit shou dhe spektakular, të një sporti komercial, ku vlen vetëm fitimi dhe jo etika. Ka ardhur koha që të dalim nga kjo
gjendje.

"Nordkurier" e Brandenburgut lidhur me aferën e dopingut kritikon medializimin e çështjes:

"Tani ka ardhur koha e rrëfimeve të drejtpërdrejta. Edhe fakti që pohimi i Bert Dietz, ish-çiklist profesionist i kategorisë B në skuadrën e telekomit të Bonit nuk u bë para ndonjë komisioni specialistësh, por në televizion, shkon me këtë imazhin e rrëfimeve. Edhe televizioni ARD, raportues i entuziazmuar dhe i besueshëm veçanërisht i sukseseve të Telekomit dhe T-Mobile, vazhdon të kapë kuotat televizive... Për këtë bëhet fjalë: Shfrytëzimi i kuotave të programit, konkurencë, pushtet, shifra shitjeje. Punimeve të tharjes së kënetës u vjen era që në fillim. Këtu të lind dyshimi se më vonë do të fillojë një garë mes dedektivëve, sigurisht secili dëshiron të prezantojë rezultatet e hetimeve në mënyrë spektakulare."


Ndërsa "Schwarzwälder Bote" e Oberndorfit komenton:

"Më në fund doli dikush dhe hoqi iluzionin e skuadrës të papërlyer të Telekomit. Ndryshe nga Jan Ulrich belbëzues, ish-çiklisti profesionist, Bert Dietz pa asnjë drojë dëshmoi për dopingun. Por kush mendon se kjo dëshmi do të bëjë që të bllokohet fenomeni në lulëzim i Dopingut ndodhet në rrugë të gabuar. Akoma bëhet shumë pak për të ndaluar keqpërdorimin e tij."

Çmimet e karburantit në Gjermani janë rritur në mënyrë të ndjeshme:

"Recklinger Zeitung" mbi këtë shkruan:

Koncernet po tregojnë forcën e tyre dhe po përdorin të gjithë pushtetin e tyre sundues në treg. Zyra e kartelit duket e pafuqishme. është kaq e qartë që bëhet pazar për çmimet që as nuk mund të kntrollohen më. Çfarë i mbetet shoferit? Duke shtrënguar dhëmbët të paguajë ose të kërkojë pika më të lira karburanit për të kursyer benzinë. Por vetëm një ulje e kërkesës mund ta ndryshojë kursin e fluturimit të çmimeve.