Zerfall der UdSSR
18 Dhjetor 2011Shpërbërja e BS para 20 vjetësh ka qenë një ngjarje fundamentale që ka ndikuar thellësisht në rrjedhat e historisë. Por ai ishte në të njëjtën kohë edhe një rezultat i proceseve shumë komplekse, të cilat si atëherë edhe sot janë të vështira për t'u kuptuar në detaje për shkak të mbyllljes së arkivave.
Prandaj është thuajse e pamundur, që të bëhet një vlerësim i balancuar, objektiv dhe bindës për secilin. Shpesh biles dëgjon për "fajin e Gorbacovit" dhe "politikën e amerikanëve". Me këtë supozohet se ka ekzistuar një mundësi, që të ruhej "Bashkimi sovjetik në një formë të rinovuar". Kjo është absurde dhe e palogjikshme, sepse “Bashkimi Sovjetik është shkatërruar, sepse ai u provua që ishte në thelb i pareformueshëm dhe i pademokratizueshëm."
Miti për ruajtjen e Bashkimit Sovjetik
Bashkimi Sovjetik ka mbajtur në vetvete farën e shpërbërjes që në ditën e parë të krijimit të tij. Sepse ai u formua në vitin 1922 nga një akt jodemokratik dhe i dhunshëm. Eshtë thuajse një ironi e historisë, që pikërisht levizja anticariste komuniste në luftën civile pas luftës së parë botërore i detyroi popujt, që aspironin për liri dhe pavarësi, të kthehen përsëri në një shtet të drejtuar me dhunë nga Moska.
Ndërsa perandoria shumëkombëshe austro-hungareze dhe perandoria osmane u shkatërruan, bolshevikët e penguan shpërbërjen në territorin e ish perandorisë ruse. Por meqenëse bashkimi në BS nuk ndodhi kurrë mbi një bazë demokratike, ishte e qartë se me kerkesën për demokraci ekzistenca e Bashkimit Sovjetik do të vihej në themel në pikëpyetje. Kjo ishte veçanërisht e dukshme në shtetet balltike, të cilat u okupuan nga Bashkimi Sovjetik jo para viteve 1941/45.
Demokraci dhe liri
Shkaqet për shpërbërjen duhen kërkuar për këtë arsye shumë më thellë se sa në politikën gjoja të gabuar të Gorbaçovit pas vitit 1985. Fundi i Bashkimit Sovjetik mund të kuptohet shumë më mirë nga perspektiva e shkolonizimit, e demokratizimit dhe e çlirimit nga prangat e ideologjisë totalitare komuniste.
Dhe nga kjo pikëpamje sigurisht shumë perëndimore edhe rusët me fundin e komunizmit sovjetik kanë fituar diçka, pikërisht çlirimin nga një ideologji e rreme dhe shtrënguese. Eshtë për të të ardhur keq që këtë shumica e rusëve nuk e vlerëson sa duhet, por për shkak të problemeve sociale aktuale vështron me nostalgji nga e kaluara. Ndoshta duhen edhe 20 vjet të tjera, pra një brez tjetër, derisa kjo perspektivë tjetër të gjejë rezonancë në Rusi. Ne nuk duhet të harrojmë: Edhe shumë gjermanë e kanë kuptuar pas vitit 1985, që disfata në luftën e dytë botërore ka qenë një çlirim i Gjermanisë.
Autor: Ingo Mannteufel
Redaktion: Angjelina Verbica