Nis sot greva më e madhe në historinë e hekurudhës gjermane
14 Nëntor 2007Reklamë
Me grevën më të madhe në historinë e hekurudhave gjermane sindikata e makinistëve GDL, synon të shtojë trysninë ndaj shoqërisë së hekurudhave "Deutsche Bahn" për paga më të larta. Për ditën e sotme sindikata ka njoftuar grevë në transportin e mallrave në të gjithë vendin. Nga nesër në mëngjes greva do të shtrihet edhe në transportin ndërurban dhe interurban të personave. Greva pritet të vazhdojë deri të shtunën në mëngjes.