1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë përfiton Mali i Zi?

29 Korrik 2011

Pasi Kosova ka aplikuar masat e reciprocitetit për importet e mallrave nga Serbia, Mali i Zi pret që të përfitojë të paktën për një kohë të shkurtër. Kjo për faktin se autoritetet e Podgoricës kanë raporte të mira .

https://p.dw.com/p/126Fa
Mali i Zi me vendet fqinj
Mali i Zi me vendet fqinj

Nga qeveria e Malit të Zi është njoftuar zyrtarisht se së shpejti pritet normalizimi i marrëdhënieve tregtare midis Serbisë dhe Kosovës. Në interes të të gjithë rajonit është që të ketë shkëmbim të lirë të mallërave dhe shërbimeve, në frymën e marrëveshjes CEFTA, theksojnë zyrtarët malazezë.

Megjithatë autoritetet malazeze shtojnë se biznesmenët në vend sigurisht që nuk do të rrinë duarkryq, por do të përpiqen të kapin mundësinë e ofruar. Kjo për faktin se Mali i Zi ka një pozitë shumë të favorshme gjeografike ndaj Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëdhënie të mira politike dhe ekonomike me të dyja vendet.

Analisti Dritan Abazoviq thotë për Deutsche Wellen se mundësia për një punë të mirë është ofruar vetvetiu dhe se ajo nuk bën që të lëshohet:

"Kjo është, për fat të keq, kështu: nuk mund t'i lind dielli dikujt pa i perënduar tjetrit. Mendoj se nga e gjithë kjo Mali i Zi mund të nxjerrë përfitime. Siç e dijmë një pjesë e madhe e tranzitit në drejtim të Kosovës zhvillohet përmes Malit të Zi. Ky vend, i cili e ka njohur Kosovën dhe ka vendosur lidhje të mira me udhëheqjen kosovare, më në fund ka filluar të ndiejë më shumë përfitime."

Podgorica, kryeqytet i Malit të Zi
Podgorica, kryeqytet i Malit të ZiFotografi: DW


Shtigje të rrahura të kontrabandës

Gazetari i të përjavshmes së pavarur "Monitor", Tufik Softiq thotë se embargoja e mallrave që Prishtina i ka vendosur Beogradit do të rrit jo vetëm shkëmbimin ekonomik në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, por edhe kontrabandën ndërkufitare.

"Kështu këto kanale të paligjshme të kontrabandës, të cilat kanë ekzistuar në mes të Serbisë dhe Kosovës tani mund të ndryshojnë kahjen dhe ato mallra të kalojnë përmes Malit të Zi përkatësisht shtigjeve të zakonshme të kontrabandës në kufi me Kosovën. Ato janë shtigje të rrahura, rrugë të shkelura, të cilat nuk janë të panjohura për policinë. Por kjo kontrabandë nuk është ndërprerë përkundër të gjitha premtimeve dhe përpjekjeve e aktiviteteve për parandalimin e saj."

Softiq thotë se kontrabanda me mallra fitimprurëse është shtuar ditët e fundit dhe kriminelët nga të dyja anët e kufirit kanë bashkëpunim të përkryer.

"Janë hapur disa rrugë të reja, sidomos në këtë periudhë verore nëpër rajonet malore. Përmes këtyre rrugëve kalon droga, kafeja, cigaret, nafta dhe armët. Kështu që më besoni, si të them konfliktet kombëtare si këto tani në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë nuk ndikojnë fare negativisht në bashkëpunimin e mirë në mes të grupeve kriminale të serbëve dhe shqiptarëve nga Serbia dhe Kosova", nënvizon Softiq.


Autor: Mustafa Canka / Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi