Nga garat e fundit në displina të ndryshme
17 Shkurt 2009Futboll:
Java e 20-të e kampionatit të kategorisë së dytë gjermane në futboll u plotësua mbrëmë me ndeshjen Hanza e Rostokut / Frajburg. Takimi përfundoi me rezultatin 1:3. Në këtë mënyrë Frajburgu ngjitet në vendin e parë dhe ka 39 pikë, ndërsa Rostoku mbetet në vendin e 16-të me 18 pikë.
Not:
Kampioni i tetëfishtë olimpik në not Michael Phelps është pezulluar prej federatës amerikane të notit pasi është publikuar një fotografi e tij duke pirë kanabis. Megjithatë sherifi përgjegjës në Karolinën e Jugut tha se kundër notarit nuk do të ngrihet padi.
Dygarësh me ski:
Në kampionatin botëror të dygarëshit në ski në Korenë e Jugut gjermani Christoph Stephan nga Oberhofi fitoi në garën individuale medaljen e argjendtë. Medaljen e artë e fitoi norvegjezi Ole Einar Björndalen.