1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania në mbyllje të përgjithshme

13 Dhjetor 2020

Nga 16 dhjetori deri më 10 janar Gjermania kalon në një mbyllje të dytë të përgjithshme. Përjashtime të pjesshme do të ketë vetëm për tri ditët e festës së Krishtlindjeve.

https://p.dw.com/p/3meIx
PK im Bundeskanzleramt | Merkel, Müller, Scholz und Söder
Fotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Të gjitha dyqanet në Gjermani do të qëndojnë të mbyllur duke filluar nga data 16 dhjetor deri më 10 janar. Përjashtim do të bëhet vetëm për dyqanet e nevojave të përditshme dhe farmacitë. 

Po ashtu do të mbyllen shkollat, kopshtet, flokëtoret, studit e kozmetikës dhe studiot e masazheve dhe të tatuazheve.

Kufizime në hapësirat publike

Në këtë periudhë nuk do të lejohet më të konsumohet as alkool apo ushqime në vende publike. Kontaktet duhet të reduktohen vetëm deri në maksimumi pesë vetë.

Deutschland I Coronavirus - Einkaufen vor dem Lockdown
Fotografi: Sebastian Gollnow/dpa/picture alliance

Përjashtim do të ketë vetëm gjatë ditëve të festave të Krishtlindjeve, ku do të lejohet të mblidhen për të festuar në shtëpi një numër pak më i madh njerëzish.

Festimi i Vitit të Ri do të kalohet në heshtje dhe ndalohet përdorimi i  fishekzjarreve.

Merkel: "Jemi të detyruar të veprojmë"

"Jemi të detyruar të veprojmë", tha Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë shtypi sot (13.12) në Berlin.

Deutschland Covid-19 | PK im Bundeskanzleramt Merkel
Fotografi: Rainer Keuenhof/Getty Images

Ajo tha se mbyllja e lehtë që kemi filluar qysh në 2 nëntor ka arritur një sukses të pjesshëm. "Arritëm ta ndalnim për ca kohë rritjen eksponenciale", tha Kancelarja, "por prej disa ditësh kemi sërish një rritje eksponenciale."