1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nekrologji - Edward Kennedy / Ambasadori Mirdita dorëzoi letrat kredenciale / Kryeministri izraelit Netanjahu për vizitë në Berlin

29 Gusht 2009
https://p.dw.com/p/JL8Z

1. Senatori amerikan, Edward Kennedy, njëri nga politikanët më influencë të Partisë Demokratike të Amerikës dhe vella i presidentit John F. Kennedy, ka vdekur. Edëard Kennedy ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare si pasojë e një tumori, siç bëri të ditur familja e tij të mërkurën në mëngjez (26.8.). Familja Kennedys kanë ndikuar për dhjetëravjeçarë në politikën e SHBA-së. Daniel Scheschkewitz me një nekrologji.

2. Garda e Nderit e ka shoqëruar të martën pasdite (25.08.2009) ardhjen e ambasadorit të Republikës së Kosovës, Vilson Mirdita në kështjellën Bellevue, ku presidentit gjerman Hörst Köhler i dorëzoi letrat kredenciale. Në këtë mënyrë Mirdita është ambasadori i parë zyrtar i Kosovës në një prej 62 vendeve të cilat deri tani e kanë njohur shtetin më të ri në botë.

3. Gjatë vizitës së tij në Berlin kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u takua të enjten (27.8.) me ministrin e jashtëm Frank-ëalter Steinmeier dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Tema qendrore ishin gjendja në Lindjen e Mesme, programi bërthamor iranian dhe marrëdhëniet bilaterale. Nina Werkhäuser informon.