1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Problemet e emigrantëve në shoqërinë austriake

Kerry Skyring7 Qershor 2012

„Wir kommen“ - Libri i shkrimtarit 25 vjeçar austriako-turk Inan Türkmen. Sipas shkrimtarit Türkmen shkaku kryesor i vështirësive për integrimin e emigrantëve në shoqëritë perëndimore është barrierra gjuhësore.

https://p.dw.com/p/158qL
Autori Inan TürkmenFotografi: edition-a

DW: Ti ke lindur këtu, ti je një austriak. Kur e kuptove se njerëzit po të trajtonin ndryshe nga austriakët e tjerë dhe kur fillove të veprosh kundër racizmit dhe diskriminimit?

Türkmen: Ishte me të vërtetë shumë e vështirë që të flisja në turqisht, sepse nëse do të flisja turqisht ata so të thonin "O Zot i madh ai nuk mund të flasë gjermanisht!" Gjërat më të mëdha në jetë për mua janë kultura dhe gjuha. Është e këndshme për dikë që flet anglisht, italisht, frëngjisht apo spanjisht, por nëse flet turiqsht "nuk mund të flasësh gjermanisht".

DW: Kritika që bëjnë shpesh austriakët është se njerëzit nga Turqia nuk integrohen. Cila është përgjigja juaj për ta, duke u nisur nga ajo që thatë më sipër?

Türkmen: Ne kemi një problem me integrimin, kjo është e vërtetë, por nuk është e drejtë të thuhet se "turqit nuk duan të integrohen, ata nuk e pëlqejnë Austrinë, kulturën, gjuhën dhe nuk bëjnë asgjë".  Ne themi "dakord ata nuk integrohen" dhe kjo është e vërtetë. Shumë persona nuk kanë arritur të mësojnë gjuhën vitet e fundit. Unë jam përpjekur të flas me të rinjtë dhe t'u mësoj gjermanisht atyre, t'u mësoj rreth kulturës dhe historisë së Austrisë si shtet.  Austria është një vend i mirë dhe ne kemi shumë të drejta dhe mundësi këtu, por asnjeri nuk thotë "ti duhet të bësh këtë, apo të ndryshosh atë". Të gjithë thonë : "Mëso gjermanisht!" dhe "Bëhu austriak!", por kjo nuk është rruga e duhur.
 
DW: Një nga pikat që ju e theksoni më fort është se Turqia do të bëhet shumë e rëndësishme për Europën dhe europianët ende nuk po e kuptojnë se sa e rëndësishme do të jetë ajo. Jam i saktë në këtë formulim, që ju shikoni një shoqëri të re dhe një ekonomi me rritje të shpejtë, pra imazhi i një Turqie që nuk duhet lënë mënjëanë?

Türkemn: Ju duhet të ndani fjalët Turqi dhe ata që vijnë këtu nga Turqia. Turqia do të bëhet e rëndësishme për Europën sepse gjeografia e vendit është shumë e rëndësishme dhe atje ka shumë të rinj, çka është një faktor shumë i rëndësishëm për ekonominë e një vendi.
 
DW: Pra cila është e ardhmja juaj? Politika?

Türkemn: Jo, nuk ishte qëllimi im që të shkruaja këtë libër dhe më pas të hyja në politikë.

DW: Por si do t'i  ndryshosh gjërat?

Türkmen: Ndoshta mund të ndryshoj shumë pak gjëra, duke u mësuar të rinjve gjuhën dhe kulturën. Do ta bëj këtë që ata ta shikojnë Austrinë si një vend me perspektivë dhe jo të thonë "Austri, por çfarë duhet të bëj unë këtu?" . Ky është rasti më i keq. Unë jam rritur në racizëm dhe diskriminim dhe do të mundohem t'u them atyre: Jo nuk është kështu. Ne kemi shumë gjëra të këqia, ashtu siç kemi edhe shumë gjëra të mira dhe kjo është ajo çka dua të ndryshoj. Unë do të mundohem, se cila do të jetë e ardhmja nuk e di.
 

Buchcover Wir kommen
Kopertina e librit "Ne po vijmë"