1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

060611 Saisonarbeiter

8 Qershor 2011

Ndryshime personeli në arat gjermane. Punëtorët sezonalë rumunë zëvendësojnë kolegët polakë. Nga 1 maji i këtij viti në Gjermani ka filluar lëvizja e lirë për qytetarët e vendeve që u pranuan në BE në vitin 2004.

https://p.dw.com/p/11X1k
Koha e mledhjes së luleshtrydheve
Koha e mledhjes së luleshtrydheveFotografi: DW

Tani punëtorët nga Polonia, Hungaria apo Çekia mund të punojnë kudo në vendet e BE-së dhe janë më pak të interesuar të bëjnë punë ndihmëse në fushën e bujqësisë. Kurse punëtorët rumunë dhe bullgarë mbeten edhe më tej në kuadër të tregut evropian të punës. Prandaj këtë vit (2011) shumica e punëtorëve sezonalë vijnë nga Rumania. Për shembull Ioan Iacobin i cili për gjashtë muaj jeton tek një fermer në Bornheim afër Bonnit me gruan e tij, katër fëmijët e rritur dhe një foshnje.

"Unë dua të bëj diçka për fëmijët e mi për t'i ndihmuar ata financiarisht. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sepse kam shumë fëmijë dhe do të ndihmojnë ata për të arritur diçka në jetë." ...sqaron Ioan Iacobin ndërsa pastron një serë domatesh nga barishtet e këqija. Puna e rëndë fizike nuk është asgjë e re për të.

52 vjeçari i fuqishëm ka punuar tashmë si ndihmës nëpër shumë kantierë ndërtimi në Gjermani edhe pse çdohet në kohëzgajtje prej një muaji. Në fermën e prodhuesit të produkteve organike Leonhard Palm në Bornheim afër Bonnit punëtori i dikurshëm i fabrikës mund të qëndroj tani gjysëm viti."Unë jam këtu me familjen time kështu që nuk ndihem i vetmuar. Unë jam shumë i lumtur që jemi së bashku këtu. Dhe kur të kthehemi në Rumani kthehemi poashtu së bashku."

Leonhard Palm,
Leonhard PalmFotografi: DW

Megjithatë në Bornheim nuk ndodhet krejt familja e babait të njëmbëdhjet fëmijëve. Por, pas çdo ditë pune të vështirë atë e presin gruaja e tij dhe foshnja e tyre tetëmuajshe. Katër fëmijët etjerë të rritur punojnë në arat e fermerit Palm - ata kultivojnë shpargull dhe mbledhin luleshtrydhe.

Së bashku ata jetojnë në pesë dhomat e një shtëpie provizore pas garazhës së fermës. Para shtëpisë së vogël në disa kuti janë mbjellur edhe lule, gjithçka duket e pastër dhe miqësore. Shtëpia proviozore është ndërtuara para ca vitesh nga punëtorët sezonal polakë. Vitin e kaluar ata përbënin dy të tretat e punëtorëve sezonal në bujqësinë gjermane. Por këtë vit për ta nuk ia vlen më që të punojnë në arat gjermane për 6,40 euro në orë.

Bile ata kërkohen tani në fusha që paguhen më shumë: për shembull ndërmarrjet në landet federale lindore shpesh në mënyrë intensive kërkojnë nxënës zanati nga Polonia. Rumunët dhe bullgarët janë qytetarë të BE-së nga viti 2007 prandaj duhet të presin deri në vitin 2013 për të fituar të drejtat e njëjta me polakët dhe hungarezët në Gjermani. Fermerët gjerman kanë arritur me kohë që nga Polonia të "lëvizin" në Rumani. Për këtë vit ata kanë pranuar në vend 95 000 punëtorë sezonal nga Rumania.

Po ashtu edhe fermeri Palm punon bashkarisht me rumunët. Ata kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin. Megjithatë një punëtore sezonal nga vitet e kaluara ai e kujton me kënaqësi: "Ne kemi pasur një herë edhe një mësuese të shkollës fillore - ishte shumë dëfryese, fëmijët e mi po shkolloheshin dhe në atë kohë ne kishim edhe një mësuese private të shkollës fillore në shtëpi. Ajo i mësonte ata pak anglisht, numrat dhe natyrisht ndonjë fjalë polonisht."

Der rumänische Saisonarbeiter Ioan Iacobin, der mit seiner Familie auf dem Hof von Biobauer Palm arbeitet. Bild: Alexandra Scherle, 27.05.2011 in Bornheim bei Bonn
Ioan Iacobin, punëtor sezonal nga RumaniaFotografi: DW

Por në Gjermani jo nuk kishte ardhur si mësuese por si kultivuese e shpargullit. Dhe ky nuk është rast i rralë: para së gjithash në vitet e 90-ta shumë akademikë polak kanë punuar në arat gjermane për shkak se me pagat e tyre nuk mund të jetohej në Poloni. Edhe sot po ashtu Ioan iacobin si punëtor sezonal në Gjermani fiton më shumë se sa një mësues apo mjek në Rumani edhe pse paga e tij për kushtet gjermane është shumë e ulët.

Për fermerin Palm bashkëpunimi me familjen rumune ka edhe disa përparësi tjera: "Barriera gjuhësore mund të kapërcehet shumë më lehtë se sa me punëtorët polak. Tek bashkëpuntorët polakë ne duhej të mësonim pjesërisht polonisht, të pkatën disa shprehje dhe numrat ndërsa me rumunët nuk është rasti i tillë."

Kjo për faktin se Ioan Iacobin është me origjinë nga banati rumun nëjjët si bartësja e Çmimit Nobel për letërsinë Herta Müller. Për shkak se ai kishte shumë fqinjë me origjinë gjermane komunikimin në këtë gjuhë e ka më të lehtë. Fëmjët e tij të rritur kanë mësuar në shkollë anglisht. Dhe pavarësisht se në çfarë gjuhe flitet në arë, rumanisht, gjermanisht apo anglisht puna rrjedh për mrekulli.

Punëtorë sezonalë nga Rumania flenë në çadra në Kirchhof
Punëtorë sezonalë nga Rumania flenë në çadra në KirchhofFotografi: WDR/Convoi Film

"Më pëlqen shumë këtu, shefat e mij janë shumë miqësor, ata kanë mirëkptim për mua dhe shpesh punojnë krahë për krah me ne. Këtu punohet në mënyrë shumë të organizuar dhe këtë e çmoj shumë", thotë Ioan Iacobin.

Autor: Alexandra Scherle/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama