1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndryshim i kursit të politikës së jashtme turke?

Thomas Seibert4 Shkurt 2013

"Shanghai Five" është një platformë bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak nën drejtimin e Rusisë dhe të Kinës.

https://p.dw.com/p/17XHk
Fotografi: Reuters

Gjatë dhjetë vjetëve që është në pushtet Rexhep Tajip Erdogan ka thyer disa tabu dhe ka shkelur në terrene të reja në shumë fusha: për shembull nxitjen e një bumi të paparë ekonomik ose shfuqizimi i ushtrisë. Por në një fushë të rëndësishme, ai deri tani i mbeti besnik linjës së paraardhësve të tij: ai jo vetëm që e trashëgoi qëllimin e anëtarësimit të Turqisë në BE, por e nxiti gjithashtu plot vrull për vite të tëra.

Por tani kryeministri turk tha në një intervistë televizive se ky element themelor i politikës së jashtme turke nuk është i domosdoshëm dhe tregoi për një drejtim të ri. Ai tha se i kishte kërkuar presidentit rus Vladimir Putin ta përfshinte vendit të tij në "Shanghai Five", një platformë bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak për Rusinë, Kinën dhe disa shtete të Azisë Qendrore. "Pas kësaj ne i themi lamtumirë BE-së," shtoi Erdogan, duke buzëqeshur.

Russlands Präsident Putin trifft türkischen Premier Erdogan
Putin dhe ErdoganFotografi: Reuters

Vlera të përbashkëta me diktaturat?

Pak ditë më vonë u bë e qartë se Erdogani nuk e kishte pasur me shaka. Ministria e Jashtme turke tha se Turqia do të kalojë nga statusi i saj aktual si "partner dialogu" i Organizatës së Shangait në statusin e "vëzhguesit".

Kritikët e Erdoganit në Turqi u alarmuan. Nisur nga fryma kritike ndaj BE-së në Turqi kryeministri foli si njerëzit e thjeshtë pa e menduar në të gjithë "absurditetin" e vet ndryshimin nga BE-ja te "Shanghai Five" shkruan kolumnisti Semih Idiz në "Hurriyet Daily News". Kurse Gëktürk Gülay shtroi në gazetën "Bugun" se cila vlera të përbashkëta sheh ju lutem Erdogani midis Turqisë dhe anëtarëve të grupit të Shangait që "qeverisen në mënyrë diktatoriale".

Zhgënjim nga BE dhe besim i ri

Në të vërtetë ideja e Erdoganit përkon me qëndrimin e shumë votuesve turq, të cilët janë tani me rreth 66 për qind kundër vazhdimit të aplikimit të vendit të tyre për t'u pranuar në BE. Në dy vitet e ardhshme në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale, që Erdogani do t'i fitojë. Por fushata parazgjedhore nuk është motivi i vetëm për eksperimentin mendor të kryeministrit.

Në fjalët e Erdogan duket zhgënjimi i thellë dhe me pasoja të rëndësishme politike i turqve mbi qëndrimin refuzues të BE-së, thotë eksperti turk i politikës dhe njohës i Erdoganit Yavuz Baydar. Nisma e re e kryeministrit tregon zhgënjimin që Evropa e trajton një anëtar të G20 dhe numrin 16 të ekonomive më të forta në botë " si një vend i klasit të dytë dhe si një lebrozit", shkroi Baydar në "Huffington Post". Vetëbesimi i Turqisë si fuqi rajonale po rritet. Turqia - edhe për shkak të rënies së shkëmbimeve tregtare me Evropën - po vë gjithnjë e më shumë në diskutim vendin qendror që zë në politikën e saj të jashtme anëtarësimi në BE.

Symbolbild EU Türkei Flagge
Fotografi: picture-alliance/dpa

Franca sinjalizon qëndrim të ri të BE-së

Pak ditë pas deklaratave të Erdoganit në lidhje me përfshirjen e vendit të tij në "Shanghai Five" Franca, bllokuesja kryesore e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE sinjalizoi se do të heqë dorë prej vijës së ashpër të qëndrimit të saj. Kjo mund t'i japë papritmas një përmasë të re procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe Shanghait ndoshta do t'i duhet të presë pak.