1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndihma për Greqinë

16 Shkurt 2012

Sipas të dhënave të shefit të eurogrupit Jean-Claude Juncker, të hënën e ardhshme do të vendoset për paketën e re të ndihmës për Greqinë me vlerë 130 miliardë euro.

https://p.dw.com/p/1442K
Të hënën e ardhshme do të vendoset për paketën e re të ndihmës për Greqinë
Të hënën e ardhshme do të vendoset për paketën e re të ndihmës për GreqinëFotografi: dapd

Shefi i eurogrupit Jean-Claude Juncker, e bëri të ditur këtë pas një konference telefonike triorëshe të ministrave të financave të euros. Juncker vuri në dukje që tani dy partitë e mëdha qeveritare kanë pranuar me shkrim se do ta ndjekin kursin e kursimeve, për të cilin është rënë dakord, edhe pas zgjedhjeve parlamentare në prill. Grupi i vendeve me monedhë të përbashkët vlerësoi "progresin e qenësishëm" që ka shënuar Greqia. Përveç kësaj, tha Juncker, ka më shumë qartësi mbi atë, se si mund t'i realizojë Athina kursimet e kërkuara shtesë prej 325 milionë eurosh.

Luxembourg's Prime Minister and head of the eurogroup Jean-Claude Juncker arrives for an EU summit in Brussels on Thursday, Dec. 8, 2011. During a two-day summit German Chancellor Angela Merkel and French President Nicolas Sarkozy will try to build support for their plan for eurozone nations to submit their national budgets to much greater scrutiny. (AP Photo/Michel Euler)
Jean-Claude JunckerFotografi: dapd

Juncker tha se për këtë është hartuar edhe një plan kohor zbatimi. Mirëpo (sipas të dhënave të veta) Juncker sheh ende çështje të hapura, për shembull në mbikëqyrjen e zbatimit të programit. Në të njëjtën kohë Juncker bëri të ditur se 'Troika' e përbërë nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka përfunduar raportin e saj mbi të ashtuquajturën aftësi të Greqisë për mbajtjen e huave. Në të bëhet fjalë për kërkesën e huadhënësve ndërkombëtarë ndaj Athinës, që deri në fund të dhjetëvjeçarit ta ulë shkallën e hyrjes në borxhe nga aktualisht 160 në 120 për qind të kapacitetit ekonomik. Beteja e radhës e Greqisë me tregjet zhvillohet në mes të marsit kur asaj do t'i duhet të shlyejë hua në formë eurobondesh me vlerë 14,5 miliardë.

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama