Ndeshjet e ditës së parë të Bundesligës në futboll me surpriza
13 Gusht 2007Tek bavarezët shënon gol sulmuesi Klose duke arritur një fitore 3:0 kundër Rostokut dhe menjëherë dëgjon të thuhet: paratë shënojnë gola. Por lojërat e së dielës vërtetojnë të kundërtën. Dy skuadra të varfra në krahasim me FC Bayern fitojnë papritur ndeshje jashtë fushës së tyre. I rikthyeri në Bundesligë, Duisburgu siguroi tek ekipi i milionave Dortmundi një fitore 3:1.
Këtë nuk e kishte prekur as trajneri Rudi Bommer: "Mendoj se skuadra luajti për 90 minuta shumë e disiplinuar, shumë me guxim në pararojë. Nuk donim të fshiheshim këtu...Mendoj se ekipi fitoi me meritë."
Shumë nga vetja tregoi edhe ekipi i Karlsruhes në ndeshjen e tij në Nyrenberg. Kampioni i Ligës së Dytë fioit 2:0 në Nyrenberg dhe kjo ishte surpriza e vërtetë.
Të vegjlit u venë stërkëmbëshin të mëdhenjve. Ky është një titull që e meritojnë disa nga ndeshjet e ditës së parë. Bohumi arriti të sigurojë një fitore 2:2 kundër Bremenit, Kotbusi 0:0 nmë Leverkusen dhe Bilefeldi fitoi 3:1 në Volfsburg. Një fillim të mbarë patën edhe Shtutgarti dhe Shalke, të cilët u ndanë me një barazim 2:2
Bavarezët e Mynihut janë kështu pas ditës së parë të ndeshjeve kryesues të tabelës.