1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërpritet financimi për partinë nacional-demokrate, NPD

Carla Bleiker / Bahri Cani26 Shkurt 2013

NPD është e njohur për qëllimet e saj ekstremiste dhe urrejtjen ndaj të huajve. Megjithatë ajo financohet nga Bundestagu dhe paratë e shtetit. Tani financimi është ndëprerë, por për shkaqe administrative...

https://p.dw.com/p/17mDR
ARCHIV - Eine Fahne mit dem Logo der rechtsextremen Partei NPD, aufgenommen am 26.04.2008 bei einer Demonstration in Stolberg bei Aachen. Die Innenminister aus Bund und Ländern beraten heute am Donnerstag (22.03.2012) erneut über die Erfolgsaussichten eines NPD-Verbotsverfahrens. Aller Voraussicht nach werden sie beschließen, die Vertrauensleute («V-Leute») des Verfassungsschutzes zumindest in den Führungsgremien der NPD «abzuschalten». In einigen Bundesländern ist dies bereits geschehen. Foto: Fredrik von Erichsen dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture alliance/dpa

Imigrantët duhet të largohen prej këtej me qilimin fluturues drejt Lindjes së Mesme dhe skandali me ushqimet në vend nuk do të ndodhte sikur Gjermania të mos bënte tregti me vendet e tjera. Këto janë vetëm dy nga deklaratat e shumta kontestuese të politikanëve të partisë nacional-demokrate (NPD), prej të cilave partitë dhe politikanët e tjerë vetëm shokohen. Por pavarësisht objektivave të saj ekstremiste të djathta, NPD-ja është financuar deri javën e kaluar nga Bundestagu (parlamenti) gjerman. Gjatë vitit 2011 ajo ka marrë 1,32 milionë euro.

Aktualisht financimi është ndërprerë. Pagesa e 113.000 eurove, të cilat i takojnë kësaj partie për shkak të fushatës zgjedhore nga viti i kaluar, është ndaluar. Bundestagu ka kërkuar prej parlamenteve të landeve që t'i ngrijnë pagesat në llogari të NPD-së. Kjo për shkak të një gabimi administrativ, sepse nacional-demokratët kanë paraqitur të dhëna të paplota për gjendjen e tyre financiare dhe kanë refuzuar të paguajnë një dënim me gjobë të vendosur nga Gjykata Federale Administrative.

Të drejtat e barabarta për të gjithë

Pse financohet një parti e ekstremizmit të djathtë nga shteti gjerman? Rregullorja e financimit të partive në Gjermani nuk parashikon kufizime në bazë të bindjeve politike. "Në fillim të historisë së Republikës Federale u përcaktua parimi sipas të cilit paratë janë ndarë në fakt sipas dëshirës", thotë Kai Arzheimer, drejtor i Institutit për Shkenca Politike në Majnc. Ndaj në atë kohë partitë qeverisëse janë financuar nga qeveria. "Në zhvillimin e mëtejshëm të financimit të partive u shmangën të tilla detyrime arbirtrare politike."

Ndërkohë Bundestagu vendos sipas rregullave strikte se cilat grupe dhe parti mund të financohen nga paratë e shtetit. Për të përfituar nga mbështetja financiare e shtetit, një parti duhet të kandidojë në nivelin e landeve, në nivelin federal dhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ajo duhet të fitojë në zgjedhje të paktën 0,5 % të votave. Nëse e arrinë këtë prag, partia merr 85 cent për çdo votë, ndërësa nëse fiton më shumë se katër milionë vota, atëherë merr vetëm 70 cent për çdo votë të fituar.

Die Richter des 4. Senats, (l-r) Ulrike Bumke, Renate Philipp, Rüdiger Rubel (Vorsitzender), Alexander Jannasch und Helmut Petz sitzen am Dienstag (03.07.2012) vor Beginn eines Prozesses gegen den neuen Großflughafen Berlin-Brandenburg im Bundesverwaltungsgericht in Leipzig. Anwohner und Anrainer-Gemeinden werfen dem Land Brandenburg und dem staatlichen Flughafenbetreiber vor, sie bei den Flugrouten getäuscht zu haben. Sie sehen sich um ihre Klagerechte gebracht und wollen den Planfeststellungsbeschluss für das Milliardenprojekt kippen. Foto: Jan Woitas dpa/lsn/lbn
Gjykata Federale AdministrativeFotografi: picture-alliance/dpa

Kështu edhe partive të vogla u mundësohet të përfitojnë dhe të luajnë rol në skenën politike. Kjo vlen jo vetëm për NPD-në. Ngritja e ekologjistëve për shembull ka qenë e mundur vetëm për shkak të rregullave për financimin e partive, thotë Arzheimer. "Sistemi duhet të mundësojë risi politike, që do të thotë se partitë politike duhet të paraqesin objektiva serioze, nëse duan të zgjidhen dhe të përfitojnë", nënvizon politologu.

NPD: "Minim i fushatës zgjedhore"

Për NPD-në vlejnë rregulla të njëjta si për të gjitha partitë e tjera. Shkaku pse është ndërprerë për momentin financimi i saj është një gabim administrativ i kontabilitetit të nacionaldemokratëve. Për të përfituar paratë që ndan Bundestagu, çdo parti duhet të paraqesë raporte të rregullta se sa para ka në dispozicion dhe për çfarë qëllimesh i përdor paratë e shtetit. Raporti i NPD-së për vitin 2007 ishte me pasaktësi dhe jo i plotë, vlerësoi Gjykata Federale Administrative, e cila e ka dënuar këtë parti në dhjetor të vitit 2012 me një gjobë prej 1,27 milionë eurosh. NPD-ja nuk e ka paguar këtë gjobë, ndaj tani asaj i është ndëprerë financimi. "Ne kemi llogaritur me një skenar të tillë", pohon zëdhënsi i NPD-së Frank Franz. Por këtë masë ai e quan "ekstreme".

Merkel mbështet nisjen e procedurës për ndalimin e NPD-së

Ndalimi i financimit vjen vetëm dy muaj pas vendimit të ministrave të brendshëm të landeve që të nisin një procedurë për ndalimin e mundshëm të NPD-së. Është kjo hera e dytë që niset procedura para Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e saj. Përpjekja e parë ka dështuar në vitin 2003. Gazeta "Tagesspiegel" njofton se edhe kancelarja Merkel dëshiron që ta bindë kabinetin e saj, që ta mbështesë procedurën për ndalimin e kësaj partie. Kështu të paktën pohojnë disa qarqe të Partisë Kristiandemokrate (CDU).