1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO si aleancë botërore?

Bernd Riegert10 Shkurt 2006

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s të premten (10.02) në takimin në Taormina të Siçilisë diskutuan për detyrat që duhet të marrë përsipër aleanca në të ardhmen. Propozimet e ShBA, Britanisë së Madhe dhe Holandës, për ta bërë NATO-n nga një aleancë transatlanetike në një alencë që operon në mbarë botën, hasën në skepticizmin e shumë prej 26 antarëve.

https://p.dw.com/p/Aqfy
Takimi i NATO-s në Taormina
Takimi i NATO-s në TaorminaFotografi: AP

Ministri i mbrojtjes i ShBA, Donald Ramsfelld, iu shmanget prezantimeve direkte përpara shtypit ndërkombëtar, sepse siç thotë ai me shaka, presidenti i tij Xhorxh Bush e ka këshiluar që të mos gabojë padashur. Me dyer të mbyllura në Taormina shefi i kombit dominues ushtarakisht në NATO përsëriti propozimin e tij, që NATO-ja të kërkojë gjithnjë e më shumë mbështetjen e partnerëve në hapësirën azitiko-paqësore për luftën kundër terrorizmit. Edhe pala organizatore e takimit, ministri italian i mbrojtjes, Antonia Martino tha, se NATO-ja prej kohësh është shndërruar nga një aleancë mbrojtëse në një aleancë të sigurisë, e cila parimisht është e hapur në nivel mbarëbotëror: "Aleancat mbrojtëse janë eksluzive. Ato orientohen kundër shteteve të tjera, ndërkohë që aleancat e sigurisë i afrojnë edhe vendet e tjera. Nën kushte të caktuara është më mirë që këto aleanca të kenë sa më shumë antarë. Kjo është arësyeja përse NATO-ja është zgjeruar."

Ministri gjerman i mbrojtjes Franc-Jozef Jung, ashtu si edhe shumë kolegë të tij, e sheh me skepticizëm mundësinë e zgjerimit të NATO-s. Partneritet po, por jo më shumë antarë jashtë Evropës, kjo është motoja: "Ne jemi 26 antarë dhe kemi 20 partneritete. NATO-ja nuk është një OKB në miniaturë dhe as polici ndërkombëtare. Por ne kemi nevojë për partneritete edhe në rajone si Azia, Australia apo Japonia. Në misionin tonë në Afganistan marrin pjesë 37 kombe. Kjo tregon, se ne kemi nevojë për mbështetje dhe dëshirojmë zhvillimin e partneriteteve në kuptimin pozitiv. NATO-ja nuk ka funksionin e një policie botërore, sepse një gjë e tillë do ta mbingarkonte atë."

Ministri i mbrojtjes Ramsfelld tërhoqi vëmendjen, se deri në fund të vitit duhet të vihen mjaftueshëm trupa në dispozicion prej evropianëve, për të aftësuar trupën prej 25.000 forcash të NATO-s, Response Force, që të ndërmarrë misione mbarëbotërore. Ushtria gjermane, Bundesveri përbën gati një të tretën e trupës së re të ndërhyrjes, e cila mbahet në gatishmëri me sistem rotacioni. Ministrini i mbrojtjes Franc-Jozef Jung tha, se tani
është e gatshme për veprim vetëm 70% e Response Forcë. Sa i përket financimit të trupës brenda radhëve të NATO-s ka ende grindje. Jung: "Ka rezerva midis nesh, sepse ne duam të shmangim barrën e dyfishtë dhe sepse të gjithë kolegët kanë probleme me buxhetet e tyre dhe nuk janë në gjendje që të lëvrojnë mjete financiare shtesë."

Për të garantuar transportin nga ajri të trupës së ndërhyrjes, NATO-ja çdo vit merr me qira prej 20 milionë eurosh avionët Antonov, të cilët qysh nga marsi do të stacionohen në Leipcig. Duke filluar nga viti 2013 NATO-ja do të posedojë avionët e vet. Ende nuk është e qartë, se çfarë misionesh do të kryejë kjo trupë. ShBA janë për misione luftarake, ndërkohë që Franca preferon më shumë misionet humanitare. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, ndërkohë e përjashton mundësine e një angazhimi eventual të aleancës ndaj Iranit, në rast se sanksionet e OKB-së mund të shkallëzojnë konfliktin bërthamor: "Eshtë e qartë, që Irani është për NATO-n një temë shumë e rëndësishme dhe mund të diskutohet, por NATO-ja tani për tani ndjek orientimin e treshes së BE-së, të Rusisë dhe të Agjencisë Ndërkombëtare Atomike. Ne nuk duam të luajmë violinën e parë apo të marrim përsipër ndonjë rol aktiv dhe direkt në këtë grindje."

Ministri rus i mbrojtjes Sergej Ivanov dhe ministrat e NATO-s i dhanë dritën e gjelbër këshillit të NATO-s dhe Rusisë për pjesmarrjen e flotës ruse në operacionin anti-terror të aleancës në Mesdhe. Në këtë hapësirë qysh nga viti 2001 patrullojnë anije për t´i prerë rrugët detare terroristëve. Pas përgatitjeve disa vjeçare tani kryqëzori rus Moska i ankoruar në portin e Mesinës në Itali do të integrohet në njësinë e flotës së NATO-s.