1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nato shpreh keqardhje për vrasjen e civilëve

23 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Azcd

Otava: Natoja ka shprehur keqardhje për vrasjen e 25 civilëve gjatë një sulme ajror në Afganistan. Sekretari i përgjithëshëm i Natos, Jap de Hop Skefer derklaroi gjatë një vizite në Otava të Kanadasë se menjëherë do të fillojnë hetimet. Ai fajësoi talebanët për përdorimin e civilëve si mburojë. Sulmi në provincën Helmand ishte i drejtuar kundër kryengritësve, sepse 20 prej tyre janë vrarë. Rritja e numrit të viktimave civile në Afganistan ka shtuar kritikat kundër forcave amerikane dhe të Natos. Nato kumtoi se gjatë përleshjeve të fundit në rajonin kufitar me Pakistanin janë vrarë 80 kryengritës.