1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO: Pёrpjekje pёr shpёtimin e marrёveshjes INF me Rusinё

2 Nëntor 2018

Rusia e ka shkelur marrёveshjen INF pёr kontrollin e armatimeve, si rrjedhojё SHBA do tё dalё nga marrёveshja. Grindja ka tё bёjё me raketat nukleare, konstruktimin dhe posedimin e tё cilave e ndalon INF.

https://p.dw.com/p/37XLZ
Belgium NATO-Generalsekretär Jens Stoltenberg
Sekretari i pёrgjithshёm i NATO-s, Jens StoltenbergFotografi: picture alliance/AP Photo/F. Seco

Gjatё njё takimi tё kёshillit tё NATO-s me Rusinё nё Bruksel vendet anёtare tё aleancёs i bёnё thirrje Rusisё, qё t'u pёrgjigjet plotёsisht detyrimeve tё saj nga marrёveshja INF.  Marrёveshja mes SHBA-sё dhe ish-Bashkimit Sovjetik nё vitin 1987 ua ndalon tё partnerёve ndёrtimin dhe posedimin e raketave dhe kokave shpёrthyese me njё rreze nga 500 deri nё 5500 kilometra. NATO ёshtё e gatshme tё vazhdojё dialogun me Rusinё, por duhet edhe tё ruajё sigurinё e vendeve anёtare, tha sekretari i pёrgjithshёm i aleancёs, Jens Stoltenberg.

Rusia do tё zhvillojё sistemin e ndaluar tё raketave

Takimi nё nivelin e ambasadorёve u zhvillua nё kuartierin qendror tё NATO-s nё Bruksel. Ky ishte takimi i parё i Kёshillit NATO-Rusi, qёkurse presidenti i SHBA-sё Donald Trump deklaroi se do tё dalё nga marrёveshja INF pёr shkak tё mosrespektimit tё saj prej Rusisё.

SHBA e akuzon Rusinё prej kohёsh, se me zhvillimin e njё sistemi raketash, qё nё Perёndim quhet SSC-8 dhe nё Rusi 9M729, po shkel marrёveshjen. Gjermania dhe shumё vende tё tjera europiane partnere tё NATO-s e shohin me shumё kritikё deklarimin e Trumpit. Nё verё aleatёt ranё dakord, qё tё vazhdojnё tё angazhohen "pa kufizim" pёr ruajtjen e  "marrёveshjes udhёrrёfyese tё kontrollit tё armatimeve". Shkelja e marrёveshjes nga Rusia duhet tё marrё fund e kjo duhet arritur pёrmes dialogut.

Stoltenberg pas takimit nё Bruksel kritikoi, qё Moska nuk arriti t'i shmangë rezervat qё ekzistojnё lidhur me sistemin e raketave. SHBA dhe NATO mendojnё, qё rrezja e veprimit tё kёtij sistemi e tejkalon normёn e parashikuar nё marrёveshje INF me distancat nga 500 deri nё 5500 km. I dёrguari rus nё takimin e Brukselit i hodhi poshtё kritikat dhe deklaroi, se Moska do tё vazhdojё t'i japё informaconet e kёrkuara, mёsohet nga qarqet diplomatike.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, kritikoi si SHBA edhe Rusinё. "Na vjen keq, qё SHBA e vё nё pikёpyetje marrёveshjen INF", tha ajo nё kuadёr tё vizitёs gjatё manovrёs sё NATO-s nё Norvegji. Njёkohёsisht ajo shprehu "keqardhjen, qё Rusia nuk ishte nё gjendje tё dёshmonte bindshёm, se po e respekton marrёveshjen". Sipas saj, vendimtare ёshtё qё tё gjithё anёtarёt e NATO-s tё pёrfshihen nё konsutimet pёr marrёveshjen INF. "Eshtё jashtёzakonisht e rёndёsishme pёr kontrollin e armatimeve, por ёshtё e rёndёsishme edhe pёr sigurinё e Europёs", tha von der Leyen. Ajo theksoi, se duhet bёrё gjithҁka pёr ta shpёtuar marrёveshjen ose pёr ta ruajtur atё tё modifikuar.

Kёshilli NATO-Rusi ёshtё krijuar nё vitin 2002 dhe konsideorhet si njё forum i rёndёsishёm pёr bisedimet mes Rusisё dhe aleancёs ushtarake. Pёr shkak tё konfliktit nё Ukrainё qё nga viti 2014 deri nё prill 2016 ky forum u pezullua. Qё nga ajo kohё deri nё takimin e fundit (31.10) kёshilli ёshtё mbledhur gjithsej tetё herё.

 

 

vfb/ww/as (afp, dpa)