1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nato do të mbështesë Kosovën gjatë procesit negociator

Bekim Shehu12 Maj 2006

Sekretari i përgjithshëm i NATO-os, Jaap de Hup Schefer, i shoqëruar nga 26 ambasadorët e NATO-os, gjatë një vizite në Kosovë deklaroi se, popullata shumicë dhe pakica duhet të bëjnë kompromis për të ardhmën e Kosovës. Ai siguroi mbështetjen e trupave paqëruajtëse të NATO-s për krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë gjatë procesit negociator.

https://p.dw.com/p/Arg2
Jaap de Hoop Scheffer në takimin e ministrave të Natos në Sofje, 27 prill 2006
Jaap de Hoop Scheffer në takimin e ministrave të Natos në Sofje, 27 prill 2006Fotografi: AP

Njezet e gjashtë ambasadorët e aleancës veriatlantike, siguruan qyetarët e Kosovës se NATO-ja do të garantojë një mjedis të qetë dhe të sigurt gjatë procesit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-os, Jup de Hup Skefer, Këshilli i NATO-s qëndroi në Kosovë për të shqyrtuar situatën e sigurisë, ku biseduan me udhëheqësit politik ndërkombëtar dhe vendor dhe vizituan disa rajone të Kosovës në këtë udhëtim edhe manastirin e Deçanit. Zoti Schefer tha se, liria fetare dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore e Kosovës nuk bën të nënvlerësohen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-os, Jaap De Hop Schefer, në një konferencë për media tha se popullata shumicë dhe pakica në Kosovë duhet të bëjnë kompromis për të ardhmën e Kosovës. Ai tha se kompromisi është gjithnjë i vështirë, por siguroi mbështetjen e trupave paqëruajtëse të NATO-s për krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurtë gjatë procesit negociator.

Forcat paqeruajtëse janë këtu, për qëndruar në këtë periudhë të rëndësishme nëpër të cilën po kalon Kosova në bisedimet për zgjidhjen e statusin politik të saj, tha Jaap De Hup Schefer, duke nënvizuar se forcat paqeruajtëse janë në Kosovë për të gjith qytetarët e saj, pa dallim përkatësie etnike.

Procesi i zgjidhjes së statusit mund të jetë i sukseshëm vetëm nëpërmjet kompromisit dhe të gjith në Kosovë duhet të punojnë përë këtë qoftë popullata shumicë apo pakicë, tha Jaap De Hup Schefer. Kryesuesi i delegacionit të NATO-s, theksoi se Aleanca Veriatlantike e mbështetë kryenegociatorin, Marti Ahtisari në zgjidhjen e statusit të Kosovës, por sipas tij, roli i NATO-s në këtë proces është të lehtësojë atë përmes ruajtjes së qetësisë.

ekretari Schefer nuk deshi të thotë se çfarë roli do të ketë NATO pas zgjidhjes së statusit në Kosovë, por theksoi se trupat paqëruajtëse do të vazhdojnë të jetë të pranishme edhe në ardhmën. Zoti Schefer theksoi nevojën për zbatimin e procesit të decentralizimit, përmbushjen e standardeve dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione.

Jaap de hop Schefer i bëri thirrje Beogradit që t’i inkurajojë serbët e Kosovës që të përfshihen në jetën institucionale sepse vetëm në institucione tha Schefer, serbët mund të realizojnë interesat e tyre. Forcat paqeruajtëse të NATO-os, në Kosovë numërojnë rreth 17 mijë trupa. Kjo forcë është në fazën përfundimtare të ristrukturimit, me qëllim të sic thuhet rritjes së efikasitetit dhe përgatitjes për reagim të shpejtë në rast të tensionimit të mundshëm të situatës të sigurisë.