1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Shqipëri maxhoranca përgatit shkarkimin e Prokurorit të Republikës

Ani Ruci 31 Tetor 2007

Një raport i Ministrisë së Drejtësisë që ka mbërritur në Komisionin Hetimor ka paraqitur ato që i quan shkelje te rënda të Prokurorit të Republikës Theodhori Sollakut.

https://p.dw.com/p/BzUi
Kryeministria
KryeministriaFotografi: DW / Aida Cama

Raporti ka bërë një analizë statistikore të çështjeve penale gjatë vitit 2006, e cila vërteton uljen e ndjeshme të atyre që kanë mbërritur në Gjykata dhe njëherazi flet për rritje të çështjeve të pushuara. Në bazë të një kontrolli që Ministria e Drejtësisë ka kryer në institucionin e Mjekësisë ligjore rezulton se ka të dhena të shumta për lirim të të burgosurve me dokumenta të fallsifikuara, ku provohet në mënyrë të rreme se ata vuajnë nga sëmundje të pashërueshme. Në bazë të diagnozave të tilla ata janë liruar nga burgu.

Kryetari i Komisionit parlamentar hetimor, kunder Prokurorit të Republikës, Ferdinand Xhaferri, duke komentuar të tilla të dhëna, të ofruara nga Ministria e dRejtësisë tha se ”se janë hedhur themelet e raportit përfundimtar se tani kemi prova të mjaftueshme që dëshmojne se sistemi i Prokurorisë së Përgjithshme që drejtohet nga Theodhori Sollaku, si pasoje e veprimit apo e mosveprimit të tij, ka dhëne produkte shumë të degjeneruara.”

Por një konkluzion i tillë është krejt i pathemeltë për vetë Prokurorin e Republikës, Sollakun. Në një letër drejtuar Komisionit në fjalëai ai i quan antikushtetuese praktikat që po ndjek komisioni për të gjetur ato që i quan shkelje ligjore. Për Sollakun ato janë thjesht konkluzine, që nuk mbështeten në fakte, pra nuk kanë vlerën e provës. Solaku i kërkon Komisionit hetimor t’i përmbahet procesit të rregullit ligjor dhe jo leximit apo komentimit të raportit para kamerave televizive, gjë që sipas tij paragjykon procesin hetimor.

Zhvillimet në Shqipëi për shkarkimin apo jot ë Prokurorit të Republikës kaë nxjerrë në dritë një fakt: egzistencën e boshlëqeve ligjore ë Kushtetutën e vendit. Në bazë të saj Prokurori i Republikës zgjidhet me shumicë të thjeshtë parlamentare ose 50 plus 1, që do të thotë me 71 vota. POr nuk ka asnjë përcaktim sesi mund të shkarkohet pasi Kushtetuta i jep Prokurorit të Republikes mandate të pakufizuar.

Komisioni i drejtuar nga Fedinad Xhaferi është i dyti që ngrihet nga Parlamenti lamenti me nismë të maxchorancës së djathtë. I pari , I drejtua ga Astrit Patozi, aktualisht kryeta i grupit poarlamentar të PD, dështoi vitin e kaluar ta shkakonte Sollakun, pasi vendimin e Parlamentit, të marë me forcën e kartonave të maxhorancës nuk e dekretoi ish Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Atë që nuk e arriti me Moisiun, kryeministri Berisha dhe maxhornca eparlamemtare është e siurtë se do tarrijë me Presidentin e saj të ri, Bamir Topi.