1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Shqipëri fillon riklasifikimi i bizneseve

Ani Ruci31 Janar 2006

Nga verifikimet e bëra gjatë janarit rezulton se në 8 mijë biznese që i përkasin për nga xhirua e tyre biznesit të vogël, për nga xhirua e tyre vjetore i pëkasin biznesit të madh. Pasoja është e njohur: evazion fiskal, pagesë taksash në minimum.

https://p.dw.com/p/As7z
Ekonomi bananesh
Ekonomi bananeshFotografi: dpa


Sa është numri i bizneseve në Shqipëri? Shifrat që qarkullojnë janë të ndryshme. Jo vetëm për numrin e përgjithshëm të tyre. Por për përkatësinë e tyre: i vogël apo i madh. Vetë strukturat shtetërore nuk janë në gjendje të japin shifra të cilat ato vetë t´i besojnë si të sakta dhe reale. Kjo duket paradoksale por ky është realiteti.
Për një situate të tillë strukturat shtetërore fajësojnë mungesën e kasave tatimore të shit- blerjeve të subjekteve te bizneseve, të cilat do të dokumentonin - e zezë mbi të bardhë- xhiron vjetore. Sipas ligjit është kjo xhiro që përcakton klasifikimin - biznes i vogël apo i madh- dhe që këtej sasinë e detyrimeve ndaj shtetit- taksat.

Por Ministria e Financave ka vendosur t´i japë fund kësaj situate. Ajo ka nisur të bëjë riklasifikimin e bizneseve, sidomos në dy ndarjet etij kryesore: biznes i vogël, biznes i madh. Ministri i Financave, Ridvan Bode: deklaroi se" shumë shpejt do të vendosen kasat tatimore. Askush nuk mund të blejë apo të shesë pa faturë tatimore, me kodin fiskal përkatës"

Nga verifikimet e bëra gjatë janarit të sivjetëm rezulton që në 8 mije biznese që i pëıkasin për nga xhirua e tyre biznesit të vogël për nga xhirua e tyre vjetore i pëkasin biznesit të madh. Pasoja është e njohur: evazion fiskal, pagesë taksash në një minimum.
Kreu i Financave të Shqipërisë, Bode, i krahasoi taksat që në raste të till ai paguhen shtetit të barabarta me ato të një punonjë si në sektorin publik, konkretisht të një mësuesi, kategoria që në Shqipëri vazhdon të paguhet me paga të ulta.
Riklasifiklimi i bizneseve është shndërruar në një debat të ndezur mes maxhorancës së djathtë dhe opozitës së majtë. Kjo e fundit e sheh riklasifikimin e bizneseve në bazë të xhiros vjetore si një shkatërrim të klimës së inisiativës private.

Por analisti në fushën ekonomike, Fatos Çoçoli e sheh situatë ndryshe. Sipas tij ka dy elementë që duhen marrë në konsideratë. Së pari ngritja e një strukture tatimore të besueshme dhe të pakorruptuar. Deri më sot, sipas Çoçolit, nuk kanë munguar rastet kur tatimorët kanë marrë ryshfete dhe kanë mbyllur sytë para xhiros reale vjetore dhe invazionit fiskal. Elementi tjetër i rëndësishëm është një sjellje tjetër e vetë subjekteve private apo edukimi i tyre për t´i paguar dhe mos u shmangur nga detyrimet fiskale ndaj shtetit.

Reduktimi i evazionit fiskal përbën një nga kërkesat kryesore të institucioneve financiare ndërkombëtare që asistojnë dhe operojnë në Shqipëri. Riklasifikimi i bizneseve megjithë kundërshtimet e opoziëes po mbështetet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Sipas ligjit aktual xhiroja vjetore që një biznes të klasifikohet tek i vogli duhet të realizojë një xhiro prej 8 milion lekësh ose 50 mijë euro.