1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në ndihmë të biznesit të vogël në Shqipëri

Deutsche Welle28 Nëntor 2005

Me ndihmën e Ministrisë për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik të Gjermanisë është hapur në Tiranë Njësia e Zhvillimit ekonomik pranë bashkisë së kryeqytetit

https://p.dw.com/p/As8W
Duke këshilluar klientët
Duke këshilluar klientëtFotografi: Illuscope

Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Gjermanisë po mbështet një program të veçantë në ndihmë të biznesit të vogël dhe të mesëm në Tiranë. Nga një kooperim i Agjensisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Bashkisë së Tiranes është hapur zyra e Njësisë së Zhvillimit Ekonomik. Kjo zyrë ju vjen në ndihme bizneseve të vogla dhe të mesme në kryeqytet jo vetëm me këshillime informative dhe orientuese, por merr përsiper edhe mbulimin e një pjese të shpenzimeve fillestare për hapjen e këtyre bizneseve.

Sokol Mici, koordinator i programit thotë, se zyra ju shërben atyre qytetarëve që duan të hapin e zgjerojnë një aktivitet biznesi. Mici shprehet se zyra e tyre jep informacionin e duhur edhe për biznese që nuk kane ekzistuar më parë në Tiranë. Për shembull ne e orientojmë biznesin e ri në drejtim të qirave më të lira dhe ofrojmë kushte optimale, thekson Mici. Ne kemi edhe zonat tona me ambiente falas për ata që fillojnë një biznes. Ne jemi gjithmonë në kontakt dhe po qe se ky biznes përforcohet atëherë, i themi partnerit të paguajë rreth 50% të qirasë, thotë Soko Mici nga zyra për zhvillimin ekonomik. Marrëdhënia ndryshon në varësi të forcimit të biznesit. Në rast se partneri ynë nuk ka më nevojë për ne, vazhdon Mici, atëherë ne mbështesim një binzesmen tjetër të ri, që ka nevojë për ne.

Njësia e zhvillimit ekonomik pranë bashkisë së Tiranës me asistencën e vet synon përmbushjen e kërkesave bazë që Shqipëria duhet të plotesojë për marrëveshjen e asociim-stabilizimit me Bashkimin Evropian. Objektiva të kësaj njësie, janë zbatimi i kartës europiane të bizneseve, ulja e barrierave adiministrative për investime, krijimi i lehtësirave për krijimin e bizneseve të reja dhe aplikimin e një regjimi të ulët të taksave për to.