1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Maqedoni zhvillohen zgjedhjet parlamentare

5 Korrik 2006

Sipas informacioneve paraprake, paradite ka pasur pjesëmarrje të ulët në votime, ndërsa pasdite numri i votuesve ka ardhur duke u rritur. Sipas Komisionit Shteteror të Zgjedhjeve, deri në orën 13 kanë votuar 25,56 për qind e numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote

https://p.dw.com/p/Aqcw
Qytetarët e Maqedonisë duke votuar
Qytetarët e Maqedonisë duke votuarFotografi: picture-alliance

Në Maqedoni do të zgjidhet sot parlamenti i ri. Rreth 1.7 milionë maqedonas me të drejtë vote do të zgjedhin sot 120 deputetë për parlamentin e tyre qeveritar.

Qendrat e votimit janë hapur në orën shtatë të mëngjesit dhe mbyllen në orën shtatë pasdite. 500 vëzhgues ndërkombëtarë po i ndjekin nga afër këto këto zgjedhje. Më shumë se 30 subjekte politike janë në garë për 120 vendet e parlamentit të ri.

Sipas informacioneve paraprake, paradite ka pasur një pjesëmarrje të ulët në votime, ndërsa pasite numri i votuesve ka ardhur duke u rritur. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri në orën 13 kanë votuar 25,56 e numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote.

Është shënuar vetëm një incident në një qendër votimi, por pa pasoja. Këto zgjedhje vlerësohen si një test pjekurie për Maqedoninë, e cila gëzon që prej vitit 2005 statusin e kandidates për antarësim në BE.

Këto janë zgjedhjet e pesta parlamentare në Maqedoni pas pavarësisë së këtij vendi në vitin 1990.