1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Maqedoni aplikohen standardet për mbrojtjen e ambientit sipas rekomandimeve të BE-së por ende ka faktorë që e ndotin atë

25 Shtator 2011

Ministria e Ekologjisë paralajmëron shqyrtimin e dhënies së lejeve kompanive që vazhdojnë të ndotin ambientin. Shoqatat ekologjike shprehen se në Maqedoni ligjet për ambientin jetësor aplikohen në mënyrë selektive

https://p.dw.com/p/12g67
Mazedonien 20 Jahre Unabhängigkeit. Aufnahmedatum 08.09.2011, in Skopje, Mazedonien. Copyright: MIA, Quelle: Elizabetha Milosevska, DW Mazedonisch
Fotografi: MIA

Në interes të Maqedonisë është ndryshimi dhe qasja më serioze në segmentin e mbrojtjes së ambientit jetësor. Ligjet evropiane nga sfera e ekologjisë që janë miratuar në Maqedoni, por ato aplikohen në praktikë me vështirësi dhe kjo rezulton me ndotjen gjithnjë e më të madhe të ambientit jetësor. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe i Planifikimit Hapsinor Abdylhaqim Ademi vlerëson se Kapitulli i 27 i Komisionit Evropian për mjedisin jetësor, është njëri ndër kapitujt më kompleksë, i cili kërkon përpjekje të forta për koordinime, investime dhe përgjegjësi të mëdha të cilat njëkohësisht janë të orientuara drejt sigurimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ambientit jetësor në Maqedoni. Gjithnjë sipas Ademit, Maqedonia ka përparim të rëndësishëm në aspektin e harmonizimit të legjislaturës me ate të BE-së në fushën e mbrojtjes së ambientit jetësor. Deri tani janë miratuar më tepër se 40 ligje dhe 200 akte nënligjore. Ministri Ademi është i vetëdijshëm se në Maqedoni ende ka kompani të cilat ndotin ambientin jetësor, andaj ai paralajmëron rishqyrtimin e lejeve të dhëna per kompanit të cilat janë ndotësit më të mëdhej të ambientit.

“Ne kemi edhe të ashtuquajturat pikat e nxehta të cilat kanë më tepër ndotje në Maqedoni, do t'i marim të gjitha masat që ndotja në këto vende të zvoglohet. Dalëngadalë do të shqyrtojmë disa leje që janë marrë deri tani. Në radhë të parë do të kemi edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, shprehet ministri Adylhaqim Ademi.

Maqedonia edhe pse ka miratuar ligjet për mbrojtjen e ambientit, ato vështirë realizohen në praktikë, thotë Fransoa Delkurie përgjegjës për Maqedoninë në drejtorinë për ambient jetësor në Komisionin Evropian.

“Jemi këtu për të ndihmuar që ligjet e miratuara të zbatohen në praktikë. Ne kemi vërejtur mungesë të kapaciteteve të institucioneve për zbatimin e ligjeve”, vlerëson Fransoa Delkurie.

Viele Bürger von Veles haben an den Protesten teilgenommen *** Korrespondentin Antoanela Dimitrievska, Aufnahmedatum 08.09.2011 in Veles, Mazedonien
Megjithë demosnstratat zëri i ekologëve shumë pak dëgjohet nga institucionet e shtetitFotografi: DW

Shoqatat e ekologëve vlerësojnë se në Maqedoni shumë pak i kushtohet kujdes ruajtjes së ambientit jetësor. Zëri i ekologëve shumë pak dëgjohet nga institucionet e shtetit, thotë Jovan Mazganski nga shoqata “Ekoskop”. Pyetjet e tyre për ndotjen e ujrave nëntokësor në rrethin e Shkupit dhe për ndotjen e ajrit në Veles asnjëherë nuk kanë marë përgjigje. “Ligjet po miratohen , por sa ato respektohen është çështje më vete. Jam i mendimit se ligjet e ambientit jetësor aplikohen me vështirësi dhe në mënyrë selektive”. Sipas Mazganskit, Maqedonia  i përmbush obligimet ndaj Evropës më tepër në mënyrë formale se sa qenësore  sa i përket  mbrojtjes së ambientit jetësor.  

Autor: Fatos Musliu
Redaktor: Esat Ahmeti