1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Muzikant dhe hero popullor: Mikis Theodorakis mbush 95 vjeç

29 Korrik 2020

Zëri i tij është i ngulitur në kujtesën e Greqisë, si në aspektin muzikor ashtu edhe në atë politik. Edhe në moshën 95 vjeçare Mikis Theodorakis vazhdon të jetë aktiv.

https://p.dw.com/p/3g7Xq
Griechenland Athen | Griechische Komponist | Mikis Theodorakis
Fotografi: picture-alliance/dpa/G. Georgiou

Shumë njerëz e lidhin emrin e Mikis Theodorakis me muzikën e famshme të filmit kult "Aleksis Zorba", i cili ka fituar tri çmime Oskar dhe e e bëri atë në vitin 1964 të famshëm në mbarë botën. Vallja Sirtaki konsiderohet prej jo-grekëve si mishërim i valles popullore greke, edhe pse hapat e saj u shpikën pikërisht për këtë film.

Por Mikis Theodorakis ka kompozuar shumë më tepër se muzikë tradicionale: mbi një mijë këngë, shumë simfoni, opera, muzikë dhome, baleti dhe filmi. E megjithatë, si figurë simbolike të luftës së të majtëve atë e bënë këngët e tij të thjeshta emocionale popullore që janë të rrënjosura në traditën greke dhe që ai i ka kompozuar sipas teksteve të poetëve të mëdhej të vendit të tij.

Griechenland Mikis Theodorakis | Zorba The Greek  1964
Fotografi: picture-alliance/United Archives/IFTN

Luftëtar i rezistencës dhe revolucionar i kulturës

Mikis Theodorakis u lind më 29 korrik 1925 në ishullin Kios në detin Egje. Kompozimin e parë e bëri në moshën 13 vjeçare. Ai ëndërronte për një karrierë në muzikë dhe u regjistrua në Konservatorin e Athinës.

Por studimet e tij u ndërprenë shpejt: gjatë pushtimit të Greqisë nga trupat gjermane Teodorakis iu bashkua luftës së rezistencën kundër nazistëve. Në Luftën Civile greke 1946-1949, ai u bashkua me Frontin e majtë Popullor. Një revolucion të vërtetë kulturor Mikis Theodorakis bëri me muzikën e tij, duke kompozuar muzikën e teksteve kritike shoqërore të poetit Janis Ritsos për buzuk.

Kur erdhi në pushtet junta ushtarake në prill 1967 atë e arrestuan, e torturuan dhe e mbyllën në kamp internimi. Vetëm pas protestave ndërkombëtare të shumë artistëve si Dmitri Schostakovitsch, Leonard Bernstein, Arthur Miller dhe Harry Belafonte Theodorakis e liruan dhe në vitin 1970 e dëbuan nga vendi.

Pas përmbysjes së diktaturës në vitin 1974 ai u kthye në vendlindje ku konsiderohet si ikonë e lirisë, sepse me këngët e tij ai u fliste direkt zemrave të popullit. Ai i përfundoi studimet në Athinë dhe më pas në Paris duke marrë edhe çmime.  Ai kori sukses dhe u vlerësua shumë shpejt për kompozimet e veprave klasike të tij, por vazhdimisht kishte  dhe iu përkushtua muzikës popullore.

Griechenland Mikis Theodorakis
Fotografi: picture-alliance/ANE

Shumë këngëtare të mirënjohura greke kanë vënë në skenë këngët e tij, ndër to edhe Wicky Leandros, Nana Mouskouri dhe Maria Farantouri.

Mikis Theodorakis është në Greqi "zëri i popullit": Ai lufton vazhdimisht kundër autoritetit dhe padrejtësisë. Çdokush që luan një rol të rëndësishëm në vend, duhet të ketë folur një herë me të. Në Greqi nuk ka askënd që nuk e respekton atë - qoftë i madh apo i vogël, muzika e tij luhet në çdo kremtim sado të vogël të grekëve.

As 95 vjeç ai nuk hesht

Pa stërheqjes prej politikës së shtetit më 1993 ai mori postin e drejtorit muzikor të Orkestrës Simfonike të Radio-Televizionit të Greqisë dhe ishte mjaft i kërkuar edhe i dirigjent i veprave të tij. Angazhimi muzikor nuk e pengoi atë që të ngrinte zërin edhe ndaj politikës aktuale. Ai ka kritikuar ashpër qeverinë e SHBA-së, veprimet e Izraelit ndaj palestinezëve apo edhe politikën e kursimeve të qeverisë greke nën presionin e BE-së gjatë krizës financiare. Më 2012 ai u bëri thirrje grekëve: "Po përjetojmë një tragjedi kombëtare. Pa arsye grekët janë manovruar në "prag të greminës". Më 2013 Theodorakis përmes një letre publike shpalli "tërheqjen e tij të plotë nga roli i një qytetari luftarak": tërhiqem "pas 70 vjet lufte, që sipas mendimit tim as nuk u njohën prej popullit dhe as nuk i pranuan prej udhëheqjes politike." Ndonëse i tërhequr në moshën 95 vjeçare nga paraqitjet publike, Theodorakis në faqen e tij në internet vazhdon të komentojë zhvillimet aktuale. P.sh. ai reagoi gjatë krizës Corona, kur qeveria në Athinë nuk pranoi t'u paguajë ndihma muzikantëve të papunë. Nëse në Greqi ndodh diçka të gjithë duan të dëgjojnë mendimin e tij. Ai mbetet "Mikis" i të gjithë grekëve.