1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Muzika e ndaluar - YouTube në dhomat e fëmijëve

Suzane Cords/Amarildo Topi29 Mars 2013

Vargjet që përmbajnë idelogji të ekstremit të djathtë dhe dhunë seksuale janë të pranishme në disa këngë. Por tani Departamenti Federal Gjerman për Median e Dëmshme ndaj të Rinjve ka nisur një ‘luftë’ kundër tyre.

https://p.dw.com/p/186Qy
Fotografi: Fotolia/NLshop

Rita W. nuk mund t'i besonte veshëve nga ato që dëgjoi kur hyri në dhomën e djalit të saj 16 vjeçar. "Ki kujdes, k…, nëse nuk do që të të hedh trutë në erë", ishte një pjesë e tekstit të këngës në sfond të kënduar nga repistat Kollegah dhe Farid Bang. Vargjet ishin të dëmshme. "Qetësohu mami, është vetëm një shaka. Mos e merr seriozisht. Është e lezetshme!", tha Philipp duke qeshur. Është aq e lezetshme sa albumi "Jung, Brutal, Gut-Aussehend 2" (Të rinj, brutalë dhe simpatikë 2), i krijuar nga dy repista nga Dyesldorfi, në muajin shkurt ishte në majat e klasifikimeve në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Por Kollegah dhe Farid Bang nuk shfaqen shumë në TV dhe Radio, bota e tyre është interneti, ku Philipp shikon regullisht videot e tyre.

YouTube në dhomat e fëmijëve

Philipp në fakt nuk do t'ia dijë se albumi i parë "Jung, Brutal, Gut-Aussehend" ishte në listën e mediave të ndaluara për vitin 2012 nga Departamenti Federal Gjerman për Median e Dëmshme ndaj të Rinjve (BPjM). Ky institucion gjykoi se përmbajtja e albumit është e rrezikshme për të rinjtë. Në faqen e internetit shkruhet se: “Shpërndarësit e këtij mediumi nuk lejohen ta shesin, ta japin me qira, ta prezantojnë në publik apo ta transmetojnë."

Farid Bang und Kollegah
Farid Bang dhe KollegahFotografi: Selfmade Records

Në ndryshim nga Philipp, për të ëmën e tij, fakti se albumi ndodhet në listën e zezë ka shumë rëndësi. "Të gjitha këngët provokojnë dhunë ose akte kriminale", thuhet në raportin e Departamentit Federal Gjerman për Median e Dëmshme ndaj të Rinjve. Por nga ana tjetër kanë reaguar edhe autorët e albumit. "Hip-hop-i ka të bëjë me provokimin dhe ekzagjërimin, ndaj dhe fansat tonë janë mësuar tashmë."

Prindërit e këtyre fansave janë të shqetësuar për atë se çfarë mund të dëgjojnë fëmijët e tyre vetëm me anë një të kliku në YouTube. Kontrolli i prindërve është bërë shumë i vështirë me zhvillimin e teknologjisë kohët e fundit. Nëse prindërit dëgjojnë një tekst të dhunshëm atëherë duhet të kontaktojnë me Zyrën për Mirëqenien e të Rinjve ose BPjM. "Por prindërit nuk mund të vendosin nëse kënga duhet të jetë në lsitën e zezë apo jo. Vetëm zyrat dhe organizatat për të rinjtë kanë të drejtë të bëjnë një gjë të tillë. Ne presim këto organizata të bëjnë një kërkesë, më pas ne bëjmë investigimin tonë dhe më marrim masa. Ne nuk mund të kontrollojmë të gjithë tregun", thotë kryetarja e BPjM Elke Monssen-Engberding.

Seks, dhunë dhe ekstremizëm i djathtë

Sipas investigimeve të BPjM janë nga 1,000 deri në 1,500 raste çdo vit: video, CD, DVD, Internet dhe lojra. Autoriteti gjykon median në bazë të rrezikut që mund të përmbajë për të rinjtë. "Rreth 20 % e listës së zezë përbëhët nga grupe hop-hopi dhe black metal, ndërsa pjesa tjetër, reth 80% përbëhet nga grupe ekstremiste të djathta. Ato këngë nuk janë ndaluar sepse flasin për idetë e djathta, por sepse glorifikojnë Nacional Socializmin dhe nxisin dhunën kundër të huajve", thotë Monssen-Engberding.

Punkband Die Ärtze mit Lara Croft
Grupi punk Die ÄrtzeFotografi: AP

Më shumë se 1328 kënge janë në listën që nuk duhen të shpërndahen apo tu shiten minorenëve. Reklama në Internet apo radio është gjithasthu e ndaluar. Por në disa raste disa këngë janë bërë të njohura vetëm sepse janë bërë pjesë e kësaj liste. Por Monssen-Engberding nuk beson se institucioni që ajo drejton mund të promovojë gabimisht një grup. "Ky është një impresion i gabuar. Nëse ne do të rrisnim numrin e shitjeve atëherë kompanitë nuk do të shqetësoheshin shumë për fushatat e reklamave", thotë ajo.

Ndryshim shoqëror

Si drejtuese e BPjM, Monssen-Engberding mundohet të shikojë gjithëçka me kujdes por niveli i tolerancës në shoqëri është rritur ndjeshëm. Përdorimi i disa fjalëve që kanë qenë tabu deri disa vite më parë tani është bërë mëse normal. Si pasojë e këtij ndryshimi këngët e grupit Die Ärtze, u hoqën nga lista e zezë me arsyetimin se tashmë tekstet e këngëve të tyre ishin ‘satirike'.

Rammstein mit Best of Album auf Platz eins
Grupi gjerman RammsteinFotografi: picture alliance/dpa

Me ndryshimet sociale që ndodhin në një shoqëri disa këngë hiqen nga lista e ndaluar pas 25 vjetësh. Disa studio regjistrimi madje mund të bëjnë kërkesë rishikimi për këngën e tyre pas 10 vitesh. Grupe si Rammstein, kanë çuar disa çështje edhe në gjykatë. Kënga e tyre e vitit 2009 "Liebe ist für alle da" (Dashuria është për të gjithë) u fut në listën e zezë, por Gjykata Kushtetuese e Këlnit vendosi që kënga të hiqej nga lista sepse “nuk ishte shumë e dëmshme për të rinjtë”.