1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Muzeumi i ri i Akropolit në Athinë dhe libri me fotografi "Shqipëria miqësore"

19 Qershor 2009
https://p.dw.com/p/IUwH

Të shtunën në darkë përurohet në Athinë Muzeumi i Ri i

Akropolit. Ceremonia e rastit, e cila pritet të jetë madhështore me

pjesëmarrjen dhe të shumë kryetarëve të shteteve dhe qeverive të botës,

përjetohet si një eveniment kulturor për gjithë botën. Muzeumi dha shkas

që të aktualizohet dhe një herë me forcë kërkesa greke për kthimin e

Mermerëve të Partenonit, të marra prej lordit Elgin para 207 vjetesh dhe

të ekspozuara aktualisht në Muzeumin Britanik. Por si reaguan Britanikët

dhe ç'besojnë grekët? Niko Anagnosti me hollësi nga Athina.

Në vijim do t´ju shoqërojnë dy autorët gjermanë, Doris dhe Jürgen Sieckmeyer, të cilët për shtatë muaj e vizituan Shqipërine. Këta të dy kanë udhëtuar nëpër shume vende të botës dhe kanë shkruar disa libra udhëtimi. Ata ishin edhe në vende të Europës Juglindore si në Bullgari dhe Rumani. Kësaj radhe ata vizituan Shqipërinë. Ibraim Akipi hodhi një vështrim mbi këtë libër.

Autorë: Niko Anagnosti, Ibrahim Rakipi