1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Musharaf paralajmëron të mos kryhen sulme kunder El-Kaidës nga Pakistani

8 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BS0X

Presidenti pakistanez Pervez Musharaf ka paralajmëruar SHBA të mos kryejë sulme ushtarake kunder terroristëve të el Kaides nga territori i vendit të tij. Diskutimi aktual në SHBA minon përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorit, tha Musharaf në Karchi gjatë vizitës së një senatori amerikan. Presidenti amerikan Xhorxh Bush foli të hënën për aksione të mundshme ushtarake në territorin pakistanez. Nëse do të konsultohen më parë me aleatin e tyre Pakistanin, Bushi e la të hapur. Më parë kandidati demokrat për president Barack Obama kishte pohuar, se në rast se zgjidhet, do të mobilizojë trupat kundër El Kaidës në Afganistan.