1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mundësia e hartimit të një Abetare të përbashkët & Studentët kosovarë në Turqi

Arben Muka/Esat Ahmeti17 Qershor 2011
https://p.dw.com/p/11e1v

Autoritetet arsimore të Shqipërisë dhe të Kosovës janë duke bashkëpunuar për aplikimin e një programi që njehson tekstet që përdoren në nivelin e shkollave fillore të të dy vendeve. Grupe të ekspertëve do të nisin me përplimin e një Abetare të njëjtë dhe gradualisht procesi do të përfshijë dhe librat e lëndëve të tjera bazë. Bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorin arsimor lehtësohet nga tiparet e përafërta që kanë sistemet edukative publike si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Në ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës në Tiranë thonë se akord për projekte të përbashkëta ka dhe me homologët në Maqedoni.  

Turqia ka vite që përmes ambasadës së saj në Prishtinë iu mundëson një numri të caktuar të të rinjve kosovarë që të vazhdojnë studimet në universitetet turke. Ndarja e kësaj burse është vazhduar edhe këtë vit dhe është fituar nga 110 kosovarë, 60 prej të cilëve të rinj turq ndërsa 50 të tjerë shqiptarë dhe të rinj të komuniteteve tjera. Të rinjët kosovarë pavarësisht përkatësisë së tyre etnike vazhdojnë kontaktet dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin në të gjitha fushat.