1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Novi Sadi - Kryeqytet Evropian i Kulturës 2021/22

5 Janar 2022

Novi Sadi në Serbi është një nga Kryeqytetet Evropiane të Kulturës për vitin 2021/2022.

https://p.dw.com/p/456BO
Serbien Novi Sad | Kulturhauptstadt 2022
Fotografi: Stiftung Novi Sad 2021/dpa/picture alliance

Ai është shumëngjyrësh, i zhurmshëm dhe i larmishëm. Serbë, hungarezë, sllovakë, kroatë, rumunë, malazezë, romë dhe grupe të tjera etnike jetojnë në qytetin e dytë më të madh të Serbisë. Jeta kulturore pulson.

Serbien I Stadtansicht Novi Sad
Kalaja Petrovaradin Fotografi: Dragoslav Dedović/DW

Në shekullin e 19-të, Novi Sadi ishte qendra e kulturës serbe dhe një qendër e rëndësishme tregtare dhe prodhuese. Kjo është arsyeja pse ai quhet "Athina Serbe".

Kalaja Petrovaradin

Simboli i qytetit është kalaja Petrovaradin që gjendet në kodrën mbi lumin Danub. Ajo është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore historike në Serbi dhe një nga fortesat më të mëdha dhe më të ruajtura në Evropë. Kalimet nëntokësore me një gjatësi prej 16 kilometrash janë unike.

Weltspiegel | Novi Sad, Serbien | Exit Festival
Pamje nga festivali EXITFotografi: Darko Vojinovic/AP Photo/picture alliance

Që nga viti 2001 në kala zhvillohet çdo korrik një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropën Juglindore, EXIT.

Ora e dehur

Që nga mesi i shekullit të 18-të vizitorët e fortesën e kodrës Petrovaradin ndalen shpesh të hutuar duke parë orën e kalasë. Kjo orë është një dhuratë që mbretëresha e Austrisë Maria Theresa i bëri qytetit rreth vitit 1750.

Serbien I Stadtansicht Novi Sad
Ora e dehurFotografi: Dragoslav Dedović/DW

Akrepi i vogël i orës tregon minutat dhe kurse i madhi orët, pra ndryshe nga orët e zakonshme, prandaj atë e quajnë "Ora e dehur".

Vajza e famshme e Novi Sadit

Një nga vajzat më të famshme të qytetit është Mileva Marić. Ajo ishte serbja e parë dhe një nga gratë e para në botë që u diplomua në matematikë dhe fizikë.

Albert Einstein und erste Ehefrau Mileva Maric
Mileva Marić dhe Albert EinsteinFotografi: CPA Media/picture alliance

Në vitin 1903 ajo u martua me shokun e saj të studimeve Albert Einstein, edhe pse nëna e tij ishte kundër. Njëmbëdhjetë vjet më vonë ata u ndanë. Deri sot ka shumë mite për kontributin e Milevës në shtjellimin e teorisë së relativitetit.