"Muaji i mjaltit" produksioni i parë shqiptaro - serb & Mbushen 30 vjet nga themelimi i organizatës Cap Anamur
7 Gusht 2009Në Shqipëri dhe disa vende të tjera u realizua produksioni i parë i kinematografisë shqiptare dhe asaj serbe. Filmi "Muaj Mjalti", i regjisorit të njohur serb Goran Paskaljeviq, përpara se të shfaqet për publikun e gjërë do të konkurojë në Festivalin e Venecias dhe atë të Torontos në Kanada. Ai paraqet një fabul me karakter social, por autorët e lëshojnë dhe mesazhin e qartë politik: shqiptarët, serbët dhe popujt e tjerë të rajonit aspirojnë të bëhen pjesë e familjes europiane.
Emri i organizatës Cap Anamur është i njohur në shumë vende të botës, pra edhe në Kosovë e Serbi, për shkak të ndihmave që u ka ofruar popujve të atjeshëm. Emri i kësaj organizate gjeografikisht vjen nga Azia e Vogël. Është emri i një kepi në jug të Turqisë, por edhe emri i anijes, me të cilën 30 vjet më parë, aktivisti për të drjetat e njeriut, Rupert Neudeck, u shpëtoi jetën dhjetëra mijëra refugjatëve në ujërat në jug të Kinës.
Autor: Arben Muka, Anila Shuka
Redaktoi: Bahri Cani