1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Modë e re nga Bullgaria

9 Gusht 2007

Bullgaria ka qenë deri tani një vend me rroga të ulëta, ku edhe sipërmarrësit gjermanë kanë bërë shumë fitime. Kjo mund të ndryshojë me hyrjen e vendit në BE.

https://p.dw.com/p/BSaq
Modele që prezantojnë modë nga Bullgaria në "Euro Fashion Week" në Berlin 20 janar 2005Fotografi: AP

Në disa degë të ekonomisë janë rritur pretendimet e personelit të punonjësve për ngritjen e rrogave. Përveç kësaj ka mungesë të fuqisë të kualifikuar të punës. Romuniana Taslakova informon për një sipërmarrës gjerman, i cili ka kohë që eshte vendosur në Bullgari dhe tani shpreson për ardhjen e fuqisë punëtore nga vende të tjera.

"Modele të bukura klasike, stofra të mira dhe çmime të përballueshme," thotë një kliente e shtëpisë së modës Rollmann në qendër të kryeqytetit bullgar, një nga dyqanet më të mira për veshje grash dhe burrash në Sofje, me filiale në katër qytete të tjera bullgare si dhe në Greqi dhe Maqedoni. Që prej 13 vjetësh gjermani Bertram Rollman, me profesion në fakt zanatçi, tërheq bullgarët e interesuar për modën:
"Në vitin 1993 filluam nga zeroja, për të bërë një prodhim të vogël. Unë munda të gjej 25 bullgarë të rinj, të cilët i kam dërguar për 9 muaj për specializim në Greqi dhe në Gjermani. Me keta të rinj në fillim të vitit 1994, nisa të prodhoj."

Në Goze Deltçev, një qytet i vogël në Bullgarinë e jugut Bertram Rollmann pat hapur një rrobaqepësi të vogël.
"Ne në Bullgari kemi filluar, të prodhojmë fillimisht për tregun gjerman, që është edhe sot tregu ynë kryesor. Për ndërkohë kemi mundur të fitojmë tregje të mira në Zvicër, Francë, Turqi, Greqi. Bullgaria ka qenë deri në vitin 1993 në fakt tokë e virgjër për investorët gjermanë. Investitorët gjermanë të kësaj dege në fakt janë larguar sistematikisht në 20 vitet e fundit. Vetëm pak firma investojnë jashtë shtetit. Në atë kohë drejtoja një firmë Greqi, me të cilën nisa të investojë në Bullgari dhe munda të konstatoj, se Bullgaria për ne ishte një treg shumë i mirë dhe ka patur një zhvillim shumë të mirë."

Sipërmarrësi gjerman ka të drejtë të jetë me të vertetë i kënaqur me këtë zhvillim. 650 000 kostume burrash nxirren në vit nga "Pirintex", nga fabrika e tij në Geze Delçev. Numri i punonjësve është rritur shumë, nga 25 në vitin 1994 në 2450 specialistë dhe punëtorë. Kushtet për investime të huaja në Bullgari mund të ndryshojnë me pranimin e Bullgarisë në fillim të këtij viti, mendon Bertram Rollmann.

"Për vitet e ardhshme presim ndryshime, sidomos përsa u përket rrogave. Shpresoj, se këto korigjime do të bëhen me masë, me qëllim që personeli i shtuar në 5 deri 6 vitet e fundit të mund t´i përballojë ndryshimet e rrogës dhe të çmimit në vitet e ardhshme."

Për Rollman anëtarësimi i Bullgarisë në BE ndjehet shumë. Në fillim të qershorit në fabrikën e tij në Goze Delçev pati grevë. Sindikatat kerkonin ngritjen e rrogave me 100 leva (rreth 50 Euro), që i korrespondon një ngritjeje prej rreth 40 përqind. Drejtoria e firmës e refuzoi atë si të papranueshme. Me 26 korrik, pas 21 ditësh grevë Rollmann dhe komiteti i grevës ranë dakord për një zgjidhje. Rrogat u rriten me 80 leva (reth 40 euro) dhe për punonjësit u vendosën përmirësime të tjera. Më shumë pushim dhe më tepër para për orarin e zgjatur dhe për punën natën. Rollman është i merakosur tani për aftësinë e tij konkurruese, sepse çmimet e modes së tij do të rriten gjithashtu. I shqetesuar është edhe për fuqinë e re të kualifikuar të punës.

"Problem të madh për Bullgarinë në 15 deri 20 vjetët e ardhshëm do të përbëjë fakti, se specialistët në të gjitha profesionet do të mbarohen. Këtu në Bullgari nderkohë nuk ka sistem të rregullt kualifikimi. Çdo firmë i përgatit specialistët e vetë sipas kërkesave të veta. Por nuk ka standarte sipas degëve, që të shkojnë përmes një organizate qëndrore, si në Gjermani ku dhoma e industrisë dhe tregtisë shkon në perputhje me zhvillimin teknologjik dhe kreativ të një dege."

Mjeshtrat e vjetër po dalin gradualisht në pension dhe të rinjtë nuk kanë kurfarë kualifikimi profesional. Një problem, që sipas Bertram Rollmann zgjidhet, nëqoftëse në të ardhmen ardhja e forcave të kualifikuara do të merrte një drejtim tjetër. "Në Bashkimin Evropian mund të jetë një mundësi e mirë për punonjës të kualifikuar gjermanë dhe evropianoveriorë që të vendosen në këtë vend dhe përmes kualifikimit dhe specializimit të tyre të kontribuojnë për këmbimin e njohurive teknologjike dhe të punës."

Këtë ndryshim të rrymës së migrantëve në Evropë Bertram Rollmann mund ta influenconte dhe përmes pozicionit të tij si president i sapozgjedhur i dhomës gjermano bullgare të tregtisë dhe industrisë në Sofie.