1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mjekët e spitalit Charité rreth helmimit të Navalnyt

25 Gusht 2020

Opozitari rus Navalny nuk është në rrezik vdekjeje, por situata e tij është e rëndë, tha zëdhënësja e klinikës.

https://p.dw.com/p/3hRLD
Moskau | Alexei Nawalny  FBK Razzia Polizei
Fotografi: Getty Images/AFP/D. Dilkoff

Analizat klinike të politikanit opozitar rus Aleksej Navalny flasin për helmim njoftoi një zëdhënëse e spitalit Charité në Berlin. Sipas saj "gjendja e tij shëndësore është serioze, por aktualisht nuk ka rrezik akut për jetën". 

Mjekët e spitalit Charité në Berlin mendojnë se Navalnyn ndoshta e kanë helmuar me një substancë nga grupi i frenuesve të kolinesterazës.

Großbritannien Salisbury - Sicherheitspersonal nach Vergiftung von Ex-Spion Sergei Skripal
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/F. Augstein

Me një substancë të këtij grupi u helmua  para dy vjetësh në Londër agjenti i dyfishtë Sergej Skripal. Gjithsesi sipas njoftimeve të klinikës substanca e saktë me të cilën është helmuar Navalny ende nuk dihet.

Edhe qeveria gjermane mendon se kemi të bëjmë me helmim

Qeveria gjermane u shpreh gjithashtu se pas gjithë gjasash Navalnyn e kanë helmuar. Qeveria gjermane ka kërkuar "transparencë të plotë" për sqarimin e rastit. "Ka dyshime se Navalnyn e kanë helmuar dhe për këtë ka disa raste në historinë më të re ruse", tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Berlin Charité Warten auf Nawalny in Deutschland erwartet
Reparti ku po kurohet Navalny në Berlin ruhet nga nëpunës të Policisë Federale Gjermane.Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Nietfeld

Edhe pse qeveria gjermane sqaroi se Aleksej Navalny nuk është i ftuar i qeverisë gjermane, reparti ku po kurohet Navalny në Berlin po ruhet nga nëpunës të Policisë Federale Gjermane. "Në fund të fundit bëhet fjalë për një pacient, ndaj të cilit me gjasë mund të jetë ushtruar një sulm me helmim", tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Seibert.

Jens Thurau me kostum dhe kravatë duke parë në objektiv
Jens Thurau korrespondent politik i specializuar në politikën e mjedisit dhe klimës@JensThurau