1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

100811 Bayern Ludwig Märchenkönig

15 Gusht 2011

Një mbret që donte artin dhe muzikën. Një mbret që ndërtoi kështjella imponuese. Ludwigu i II. (1864-1886) mahnit ende sot jo vetëm gjermanët, por edhe shumë të huaj.

https://p.dw.com/p/12GsA
Portret i mbretit Ludwig II
Portret i mbretit Ludwig IIFotografi: cc

Ai është konsideruar në gjithë botën si gjermani më i njohur, megjithëse parë hollë ai ka qenë bavarez: Mbreti Ludwigu i II. ka lindur më 25 gusht 1845 në kështjellën Nymphenburg afër Mynihut dhe ka vdekur më 13 qershor 1886 në liqenin Starnberger. Ludwigu i II. ka sunduar nga 1864 deri në vdekjen e tij si mbreti i Bavarisë. Ai nuk ka qenë mbret "konvencional", të cilit nuk i interesonte shumë politika, lufta dhe administrata. Ai angazhohej për artin, ndërtimin e kështjellave shumë pompoze, mbështeste Richard Wagnerin dhe muzikën e tij. Janë pikërisht këto disa nga arsyet që edhe sot, në vitin jubilar të 125 vjetorit të vdekjes së tij, mbreti Ludwig i II. magjeps bavarezët, gjermanët por edhe turistë nga e gjithë bota.

Bavaria në vit blu në kujtim të monarkut të famshëm
Bavaria në vit blu në kujtim të monarkut të famshëmFotografi: picture-alliance/dpa

Një vështrim mbi gjurmët e mbretit

Landi i Bavarisë në vitin 2011 është i veshur në ngjyrë blu. Mynihu e ka shpallur këtë vit si „Vitin blu“, në kujtim të mbretit të famshëm të Bavarisë. Gjatë këtij viti zhvillohen aktivitete të shumta, si ekspozita, vizita në kështjellat e tij, udhëtime në gjurmët e jetës së mbretit etj. Të gjitha vizitohen edhe nga turistët e huaj: Gabriele Weishäupl është shefja e zyrës së shërbimit së turizmit në Mynih dhe e ka shpallur „Vitin blu“në kujtim të jetës së tij. Ajo është kujdesur që kryeqyteti i landit të ketë një atmosferë pak të përafërt me famën e mbretit, sepse Mynihu ishte zyrtarisht qyteti i rezidencës qeveritare të mbretit Ludwig, por edhe qyteti që e ka urryer më shumë se sa e ka dashur monarkun sensibël.

„Ky mbret është një fenomen në mbarë botën. Unë kisha tani një delegacion kinez nga Tajvani këtu. Mbreti është i njohur në gjithë botën. Unë kam bërë prezantime tashmë në SHBA për temën mbi mbretin. Në Azi ai është shumë popullor dhe i njohur më ditët e sotme. Veçanërisht në Francë sepse ai ishte një frankofil dhe ka imituar mbretin e diellit, Luigjin XIV. Pra një mbret që do të nderohet në gjithë globin“

Kështjella Linderhof e ndërtuar nga mbreti Ludwig
Kështjella Linderhof e ndërtuar nga mbreti LudwigFotografi: picture-alliance/dpa

„Prania e mbretit është kudo, sepse ai ishte po ashtu i thjeshtë, një njeri kreativ, artist. Prandaj qytetarët e Mynihut e kanë atë kudo, pra edhe në mendjet e tyre", thotë Astrid Ganssen, shefja e Ministrisë së Turizmit.

Mit dhe histori

Natyrisht që shumica e turistëve kanë interes për tre kështjellat e famshme të Ludwig-ut të II., të cilat gjatë mbretërimit të tij ai i ndërtoi me shuma maramendëse parash. Kështjellat Linderhof dhe Herrenkimze, ku janë vendosur ekspozitat qëndrore në kujtim të tij, si dhe kështjella Nojshvanshtajn, ku njerëzit për një kohë të gjatë nuk e dinë më nëse ndërtimi i tanishëm është një kopje apo origjinali. Por çfarë është e vërtetë dhe çfarë është mit, ku mbaron historia dhe ku fillon përfytyrimi, kjo edhe sot është vështirë të ndahet saktësisht tek Ludwig II.

Klaus Reichhold është historian në Mynih dhe ka shkruar së bashku me Thomas Endl për këtë jubile një libër për Ludwig-un e II.: „Megjithëse për atë kishte natyrisht 5798 libra, ne deshëm të bënim librin e 5799-t. Ka shumë libra, ku shtrohet pyetja: Çfarë është e vërtetë - dhe unë kisha vazhdimisht përshtypjen se kjo pyetje është e gabuar. Pyetja në fakt është kjo: Çfarë ka bërë ky për një ndikim të tillë?

Kështjella e famshme Nojshvanshtajn, po ashtu e ndërtuar nga mbreti bavarez
Kështjella e famshme Nojshvanshtajn, po ashtu e ndërtuar nga mbreti bavarezFotografi: picture-alliance/Bildagentur Huber

Ndikimi i mbretit Ludwig tek njerëzit ishte shumë i madh në kohën e tij. Por kur po rritej shumë Ludwig-u i II. në rrethana misterioze, deri sot ende të pasqaruara, gjeti vdekjen në liqenin Stranberger. Varri i mbretit në Kishën Shën Mihael në zemër të Mynihut mund të vizitohet nga kushdo. Shoqëruesja e turistëve të huaj, Gertrud Schaller flet para turistëve: "Dita në të cilën ai u dërgua në varr ishte një ditë shumë e keqe me stuhi. Sapo arkivoli kishte mbërritur në kishën Shën Mihael, pati një stuhi shumë të madhe dhe mund të thuhet praktikisht: "Mbreti Ludwig II. u varros nën shoqërinë e rrufeve dhe bubullimave“. Ra një rrufe që bëri që disa njerëz të hidheshin tek muri i kishës dhe me sa duket më pas ka pasur një bubullimë. Shikoni, mbreti Ludwig do të mbetet një mit për Bavarinë dhe po ashtu për Mynihun.“

Poster i ekspozitës me rastin e 125 vjetorit të vdekjes së mbretit Ludwig II
Poster i ekspozitës me rastin e 125 vjetorit të vdekjes së mbretit Ludwig IIFotografi: DW

Interesi i mbretit për artin

Mbreti Ludwig ka treguar një interes të madh për Richard Wagner-in. Ai është mbështetësi më i madh i kompozitorit të famshëm. Sikur të varej prej tij, Opera që ndodhet sot në Bajrojt, do të ishte ndërtuar në Mynih, në breg të lumit Isar. „Për këtë arsye Ludwig mund të shihte edhe më mirë sepse në lozhën e tij ai mbante pak dritë, me të cilën mund të ndiqte notat duke kontrolluar saktë nëse të gjithë këngëtarët vërtet respektonin 100 për qind tekstin. Ai në të njëjtën kohë ndiqte lëvizjet në skenë që do të thotë se ai ishte shumë i saktë kur vinte në shfaqje.

Turistëve që vijnë nga brenda vendit apo jashtë në këtë vit jubilar iu ofrohen për të parë edhe kështjellat e famshme bavareze me gjithë kostot e tyre të larta, rezidenca në Mynih, kështjella në Nymphenburg, opera, varri i tij dhe shumë e shumë ambiente të tjera që kanë të bëjnë me jetën e mbretit. Por në të vërtetë nuk do të arrinte askush ta njihte më mirë monarkun artdashës në qoftë se ai nuk shihte të gjitha suitat e tij. Dhe kjo ndoshta është është gjëja më e mirë, mendon historiani Thomas Endl. „Ndoshta nga e gjithë historia, mund të mësohet ajo që e shpjegon më mirë ai vetë, kur ka formuluar: Unë dëshiroj të mbetem një mister i përjetshëm."

Autor: Jochen Kürten/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi