1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miqësia e re franceze me Libinë dhe aferat pafund të dopingut në Tour de France

Siegfried Scheithauer27 Korrik 2007

Shtypi i sotëm gjerman fokusohet tek miqësia e re mes presidentit francez Sarkozy dhe kryetarit të shtetit në Libi, Gadafi dhe tek skandali i dopingut në Tour de France.

https://p.dw.com/p/BMZe
Moammar Gadhafi dhe Nicolas SarkozyFotografi: AP

Presidenti francez Sarkozy ka vendosur ta furnizojë Libinë me tekninë të re moderne armësh dhe me tekninë atomike. Kritikët flasin për një sasi parash që Sarkozy po paguan në shkëmbim të dërgimit në Bullgari të 5 infermiereve pas procesit 8-vjeçar të Sidës.

Gazeta BERLINER KURIER shkruan:

"Kryetari i shtetit Muammar Al Gaddafi u rikthye në parketin ndërkombëtar. Në fillim perëndimi i dhuroi të holla pafund sepse liroi infermieret bullgare, të dënuara me vdekje prej tij. Dhe tani, diktatori nga shkretëtira do të ketë një qendër atomike dhe armë në duar. Por ai i ka bërë shpesh pis duart e tij. Nuk duhet të harrojmë se ai ka të bëjë me sulmin që u krye kundër aeroplanit në Lockerbie. Ai ka investuar para pafund në organizata terroriste. Gadafi ka dëshmuar shpesh tashmë se është i pakontrollueshëm."

Gazeta nga Dyseldorfi HANDELSBLATT sheh interesat gjermane në këtë lojë:

"Diktatori i Libisë Gadafi po merr një teknologji atomike dhuratë dhe industria gjermane është pjesë e kësaj loje. Por është e kuptueshmë që firma Siemens në Mynih nuk ka interes që ta bëjë publik këtë fakt. Por nga ana tjetër nuk mund t´i ndalojmë biznese të tilla. Sidomos kur Libisë i lejohet nga ana juridike përdorimi paqësor i teknologjisë atomike. Tripoli ka nënshkruar marrëveshjen për moslejimin e ndërtimit të armëve bërthamore. Megjithatë duhet ta kemi të gjithë të qartë se ishte Sarkozy ai që e bëri biznesin me Gadafin. Fundja është përgjegjësia e tij tani që të evitojë me çdo kusht krijimin e një Irani të dytë në Afrikën e Veriut."

Gazeta TAGESZEITUNG nga Berlini shkruan:

"Në rast se BE-ja kish pasur ndonjëherë ndërmend të krijonte një politikë të besueshme për të drejtat e njeriut, tani ai mund ta harrojë atë. Sepse vizita e presidentit francez Sarkozy në Libi dhe bizneset e tij atomike dhe ushtarake janë një vazhdim i teatrit "Bashkëshortët Sarkozy shpëtojnë infermieret bullgare" - Por ky çift është një turp evropian."

Ndryshojmë temë. Në 'Tour de France' po ndodhin çudira: Favoritë që akzuohen se kanë përdorur doping largohen në mes të natës nga gara, organizatorë, zyra hetuese dhe sportistë i vënë fajin njëri-tjetrit. Gara ka mbaruar faktikisht.


Gazeta NORDBAYERISCHE KURIER shkruan:

"Gara 'Tour der France' është kthyer në një garë turpi. Kjo garë ka marrë fund sepse ktheu përmbyz çdo rregull për një sport të pastër. Kjo është e rëndë për të gjithë çiklistët që kanë fituar më parë falë gënjeshtrave të pafalshme. Por ata ndodhen diku të fshehur mes breshërisë së kritikave dhe akuzave për doping që vijnë nga të gjitha anët për grupet që marrin pjesë në këtë garë."

Gazeta BERLINER ZEITUNG shkruan:

"Sporti i çiklizmit po shkon drejt humnerës. Ky sport nuk e ka parë ende se me çdo garë që zhvillohet, ai humbet besimin. Në rast se sportistët dhe organizatorët e garës do ta kishin seriozisth, atëherë ata do ta përfundonin këtë lojë të pistë. Ndoshta do të ishte mirë sikur ky sport të bënte një pushim të gjatë, dhe i gjithë sistemi të riformohej. Do të kemi një shanc për të parë nëse kjo garë do të kthehet në një sport serioz, kur të zhvillohen në shtator kampioniati botëror u çiklizmit në Stuttgart."