1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrja e jashtme amerikane Rajs në Izrael

1 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BOrx
Pas përfundimit të vizitës në Arabinë Saudite ministrja e jashtme amerikane Kondoleza Rajs ka mbërritur në Izrael. Atje ajo të bisedojë me kryeministrin izraelit Ehud Olmert mbi konferencën ndërkombëtare për paqen në Lindjen e Afërme të propozuar nga presidenti Bush. Në Arabinë Saudite ministrja e jashtme Rajs ka marrë një premtin paraprak për pjesëmarrjen e Arabisë Saudite në konferencë. Ministri i jashtëm saudit Saud al Faissal tha, se vendi i tij ka interes vetëm nëse në konferencë diskutohet çështjet thelbësore të paqes në rajon. Këtu bëjnë pjesë ndër të tjera tërheqja e Izraelit nga krahinat e pushtuara në vitin 1967 si dhe statusi i Jeruzalemit. Nesër Rajs do të takohet në Jordanin Perëndimor me presidentin e palestinezëve Mahmud Abaz.