1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias jep dorëheqjen

17 Tetor 2018

Pas një grindjeje në kabinetin qeveritar të mërkurën (17.10) ministri grek i Punëve të jashtme Nikos Kotzias deklaroi dorëheqjen. Kryeministri Alexis Tsipras e ka pranuar kërkesën e ministrit të Jashtëm për dorëheqje.

https://p.dw.com/p/36huX
Pressekonferenz Deutschland Griechenland Außenminister Frank-Walter Steinmeister Nikos Kotzias
Fotografi: AFP/Getty Images/O. Andersen

Lidhur me marrëveshjen Athinë-Shukp për ndryshimin e emrit të vendit fqinjë, Maqedonisë ka pasur grindje brenda kabinetit qeveritar në Athinë. Si rrjedhojë  të mërkurën (17.10) ministri grek i Punëve të jashtme Nikos Kotzias deklaroi dorëheqjen. Zyra e kryeministrit Alexis Tsipras në Athinë njoftoi, se ai e ka pranuar kërkesën e ministrit të Jashtëm për dorëheqje.Tsipras tani për tani do ta marrë vet përsipër këtë post.

Shkak për dorëheqjen e ministrit ishte konflikti për rregulloren, përmes së cilës u gjet zgjidhja e grindjes dhjetra vjeçare për emrin e vendit fqinj verior, Maqedonisë. Parlamenti i Maqedonisë po debaton ndërkohë për emërtimin e vendit si "Republika e Maqedonisë së Veriut". Edhe parlamenti në Athinë duhet ta miratojë këtë marrëveshje.

Në referendumin jo detyrues në fund të shtatorit më shumë se 90% e votuesve pjesëmarrës në Maqedoni votuan për ndryshimin e ermit, por pjesëmarrja në referendum ishte mjaft e ulët me rreth një të tretën e zgjedhësve.

Pas grindjes për emrin qendron frika e Athinës ndaj pretendimeve entuale territoriale ndaj krahinës veriore të Greqisë, që mban po ashtu emrin Makedona. Për shkak të këtij konflikti deri më tani Greqia e ka penguar antarësimin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në BE dhe në NATO.

     

vfb-dw/afp/dpa