1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rrëzohet helikopteri, vdes ministri i brendshëm ukrainas

18 Janar 2023

Pas rrëzimit të helikopterit në qytetin ukrainas Brovary kanë ndërrruar jetë 16 vetë, me ta edhe ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky. Nuk ka ende të dhëna për arsyen e rrëzimit të helikoperit.

https://p.dw.com/p/4MLrh
Ukraine Kiew - Browary | Angriff auf zivile Gebäude, Wohngegend
Shkatërrim pas rrëzimit të helikoperit në BrovaryFotografi: Valentyn Ogirenko/REUTERS

Sipas të dhënave të policisë ukrainase, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në qytetin ukrainas, Brovary, ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrsky, 42 vjeçar ka ndërruar jetë. "Ka informacione për 16 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë", thuhet nga policia. Mes viktimave janë edhe përfaqësues të lartë të qeverisë ukrainase si edhe zëvendësministri i Brendshëm.

Ukraine | Innenminister Denys Monastyrskyj
Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrsky Fotografi: Sergei Supinsky/AFP/Getty Images

Guvernatori rajonal, Oleksij Kuleba është shprehur, se në kohën e rrëzimit të avionit në afërsi të një kopshti në qytetin Brovary ka pasur fëmijë në kopsht. Kreu i policisë, Igor Klymenko ka bërë fjalë për 22 të plagosur. Nuk ka ende të dhëna për arsyen e rrëzimit të helikoperit. Brovary ndohet rreth 20 km larg Kievit.