1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të OSBE-së, takohen në Sofje

Gervald Herter6 Dhjetor 2004

Në Sofje filloi takimi i Ministrave të Jashtëm të 55 shteteve anëtare të OSBE-së në Evropë. Në takimin e tyre Ministrat e Jashtëm filluan me këshillimet mbi situatën aktuale në Ukrainë. Reforma e OSBE-së pritet të jetë një çështje tjetër për diskutim

https://p.dw.com/p/ArFe


Këshilli i 12 ministerial i OSBE-së në Sofje ka shumë mundësi të përfundojë në një konflikt të hapur. Situata e rënduar në Ukrainë do të sundojë bisedimet e Sofjes, thonë diplomatët me përvojë. Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Solomon Pasi përshëndeti përsëritjen e zgjedhjeve në Ukrainë. Ai theksoi së vendimi i Gjykatësve më të lartë të Ukrainës do ta çojë përpara demokracinë në këtë vend.
"OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë. Ajo do të dërgojë vëzhguesit e saj në Ukrainë"- tha Solomon Pasi.

Dërgimin e vëzhguesve të saj, OSBE e ka bërë edhe më parë, por puna e vëzhguesve është kritikuar ashpër nga Rusia. Aleksej Borodavkin, ambasadori rus në OSBE, kërkon që OSBE të ndryshojë orientimin e misionet e vëzhgimit dhe të ofrojë "ndihmë dhe përkrahje, ky duhet të jetë qëllimi i vëzhguesve, në vend që vetëm të kritikojnë dhe shpesh në mënyrë të padrejtë" thekson Borodavkin.
Sipas ambasadorit rus vëzhguesit e OSBE-së përdorin kritere të ndryshme vlerësimi, varësisht se ku ndodhen në lindje apo perëndim.
Vëzhguesit rusë shpesh refuzohen nga ana e OSBE-së sepse ata nuk flasin anglisht.

Kryesuesja e radhës Bullgaria ka bërë të gjitha përpjekjet që të ndihmojë që ky takim të të jetë i sukseshëm. Mijëra policë nga i gjithë vendi janë angazhuar, me qëllim të garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve. Mbi çatinë e qendrës së konferencës, ish Pallati i Kulturës, qarkullojnë forcat speciale. Gazetat bullgareze i kanë
vënë Sofjes, emrin "qyteti i ndaluar".
Por akoma nuk dihet nëse i gjithë ky angazhim do të kurorëzohet me sukses. Deklarata përfundimtare ka pika të diskutueshme. Qeveria ruse
e sheh Moldavinë, Republikën e Kaukazit, Gjeorgjinë si zona të saj të influencës. Shumica e shteteve të OSBE-së synon megjithatë të instalojë parimet demokratike edhe në këto vende. Ambsadori rus reagon: "është shumë e rëndësishme që të reagojmë ndaj kërcënimeve të reja. Të gjithë së bashku ne duhet t'i dalim përballë sfidës së re të terrorizmit dhe ta luftojmë atë"-vëren ambasadori rus.