1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miliona investimesh gjermane për mbrojtjen e mjedisit në rajonin ballkanik

26 Gusht 2011

Qeveria gjermane do të investojë dy milion euro për mbrojtjen pishinës së lumit Drin. Nga fillimi i vitit 2012 do të realizohen projektet e përgatitura për mbrojtjen e liqenit të Ohrit, Prespës dhe të Shkodrës.

https://p.dw.com/p/12OOs
Liqeni i Ohrit
Liqeni i OhritFotografi: Milco Jovanoski

Bashkimi i Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e mbrojtjes së mjedisit, si një sfidë rajonale, jep rezultatet e para. Me ndihmën e ekspertëve dhe financave ndërkombëtare tashmë funksionon pishina e lumit Drin. Të gjithëve në rajon iu është bërë krejtësisht e qartë se sa më shpejt duhet të ndërmerren masa për mbrojtjen e ekosistemit dhe biodiversitetit.

Qeveria gjermane, nëpërmjetdhe Shoqatës për Bashkëpunim Ndërkombëtar  (ish GTZ), ka identifikuar sfidat dhe vazhdimësinë e aktiviteteve për mbrojtjen e resurseve ujore në rajon. Me dy milionë euro ajo do të ndihmojë në menaxhimin e projekteve në tri vende. Maqedonia paratë e marra do ti investojë në ringjalljen e rezervarit natyror Ezerani në Prespë, thotë Dejan Panoski, sekretar i Komitetit dypalësh për mbrojtjen e liqenit të Ohrit: "Mund të krijojmë aktivitete që lidhen me strategjitë tashmë të zhvilluara dhe planet e veprimit të bëra vite më parë. Ky është një moment i mirë, sepse në fund hyjmë në zbatimin e tyre. Në takimin e fundit në Tiranë interesimi i jashtëzakonshëm i qeverisë gjermane ishte që të ndihmojë në gjërat që kanë të bëjnë me aktivitetet specifike. "

 

Studimet për kënetën në Studençishtë janë gati

 

Ekspertët nga Gjermania me kujdes i kanë shqyrtuar projektet e ofruara dhe kanë pranuar kërkesën e zyrtarëve maqedonas, që fondet të përdoren për menaxhimin dhe mbrojtjen e habitateteve ujore në shumicën e kënetave, të cilat janë të vendosura rreth tri liqeneve në pishinën e Drinit. Në të njëjtën kohë, nevojitet vendosja e monitorimit të vazhdueshëm që do të ofrojë njohuri për politikën e ardhshme mbi gjendjen e mjedisit:

Projekti për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit
Projekti për mbrojtjen e Liqenit të OhritFotografi: DW

"Pas fillimit të projektit në janar të vitit 2012, do të fillojmë me procesin e mbrojtjes, duke shënuar një strukturë të re në kënetën në Studençishtë dhe rezervarin në Ezerani. Ajo më vonë do të përdoret në fushën e kërkimit shkencor dhe në shfrytëzimin ekonomik dhe turistik. Dhe ajo që është e pashmangshme, ngritja e vetëdijes publike përmes debateve dhe trajnimeve për të rritur kapacitetet e OJQ-ve dhe sektorit të qeverisë për të njohur projektin si interes të tyre ", thekson Panoski.

 

Studimet për kënetën e Studençishtës dhe rezervarin në Ezerani si habitate natyrore tashmë janë bërë. Pas kësaj do të pasojë përcaktimi përfundimtar i kufijve, mbrojtja fizike dhe nevoja për përkujdes të vazhdueshëm. Atëherë rezervuaret do të transferohen tek qeveritë lokale për shfrytëzim dhe përkujdes në formën e një simboli turistik.

 

Ekologjia pasuri e fortë

"Në Republikën e Maqedonisë duhet përfundimisht të pranojmë se mjedisi është ndoshta mjeti më i fortë ekonomik që qeveria ka në duart e saj. Me përgatitjen e projekteve në fusha të ndryshme të menaxhimit të ujit, mbeturinave të ajrit, mund të jemi shumë afër fondeve të hapura nga Bashkimi Evropian dhe institucioneve tjera financiare globale", përfundon Panoski. 
Prandaj, prej këtu Maqedonia duhet ti kanalizojë potencialet e investimeve dhe nevojën e mbështetjes politike për të vënë mjedisin në pozitën më të lartë në agjendën politike.

Autor: Millço Jovanovski/Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Bahri Cani