1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijëra vetë protestojnë në Pakistan kundër presidentit Pervez Musharraf

13 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BFcH
Pamje nga protestat e sotme në Lahore, Pakistan.Fotografi: AP

Dy ditë pas sulmit të përgjakshëm ndaj Xhamisë së Kuqe në Islamabad, disa mijëra vetë prostestuan në Pakistan kundër presidentit të vendit Pervez Musharraf. Në Dera Ghazi Khan në provincën Panxhabit u mblodhën rreth 5.000 vetë, ndër të cilët shumë nxënës medresesh,
Protesta u zhvilluan edhe në Karaçi, Lahore dhe Peshavar. Gjatë faljeve të së premtes predikues radikalë nga Panxhabi theksuan se qeveria pakistaneze nuk mund ta ndalojë me dhunë futjen në përdorim të ligjeve të shahrisë. Gjatë një interviste televizive të dhënë ditën e enjete presidenti Musharraf u kishte shpallur luftë islamistëve dhe kishte shpallur fillimin e një strategjie të re të forcave ushtarake dhe atyre të rendit.