1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mijëra vetë kërkuan në Irak tërheqjen e trupave të huaja

Karsten Kyntop (Karsten Kühntopp)9 Prill 2007

Në Irak demonstruan mijëra vetë për të kërkuar tërheqjen e trupave të huaja. Në përvjetorin e katërt të rrëzimit të Sadam Huseinit, protestuesit bënë thirrje që "pushtuesit" të tërhiqen nga Iraku

https://p.dw.com/p/AqWj
Demostratë në Bagdad e përkrahësve të klerikut antiamerikan Muqtada al-Sadr
Demostratë në Bagdad e përkrahësve të klerikut antiamerikan Muqtada al-SadrFotografi: AP

"Poshtë Bushi, poshtë Amerika"- këtë mund ta lexosh në pllakata të panumërta që tundin nëpër duar demonstruesit në Naxhaf. Nga qyteti i shenjtë në jug të Irakut bëhet e ditur se kanë qindra mijëra vetë ata që qenë mbledhur. Gra, burra dhe fëmijë, që prej së hënës në mëngjes i sheh atje nëpër rrugë, duke djegur flamuj amerikanë dhe izraelitë- ose marshohet mbi flamuj amerikanë, të cilët i kanë pikturuar në asfalt organizatorët.

Por megjithatë janë ngjyrat irakiane, ato që mbizotërojnë në skenë- si shenja të patriotizmit të demonstruesve. Që të dielën, mijëra vetë ndodheshin rrugës për në Naxhaf, për të marrë pjesë në manifestim.

Për të demonstruar kundër atij që ata e quajnë pushtim amerikan, kishte bërë thirrje personi fetar me influencë midis shiitëve, Muktada el Sadr. Ai kërkon t'u japë ushtarëve të huaj një sinjal, që ata nuk janë të dëshiruar në Irak.

El Sadri e konsideron praninë e trupave amerikane prej kohësh si shkakun kryesor të kaosit dhe dhunës në Irak. Predikuesi në fjalë ë shtë njëri nga mbështetësit kryesorë politikë të kryeministrit Nuri al Maliki. Nga pikëpamja e SHBA, Al Sadri përfaqëson rrezikun më të madh për stabilitetin në Irak.

Që predikuesi u bën thirrje mbështetësve të tij që të shkojnë pikërisht në Naxhaf nuk është rastësi: në Naxhaf ndodhet xhamia dhe varri i Imam Aliut, kunatit dhe pasardhësit të profetit Muhamet. Kështu që Naxhafi është një nga vendet më të shenjta të shiitëve islamikë.

Në Bagdad sundon që prej së hënës në mëngjes ndalim qarkullimi. Me këtë synohet të pengohen atentatet me bomba.

Me shpresë të madhe e ka kthyer vështrimin qeveria irakiane nga konferenca ndërkombëtare për Irakun, në fillim të muajit të ardhshëm. Ministri i jashtëm Hoshiar Sebari bëri të ditur në fundjavë se takimi do të zhvillohet në tre dhe katër maj në Sharm el Sheih të Egjiptit. Sebari:

"Do të kemi të bëjmë me një takim shumë të rëndësishëm dhe me një zhvillim shumë të rëndësishëm politik në Lindjen e Afërme, meqenëse synimi është që të vijnë në tryezë të gjitha këto vende. Vende, që pjesërisht kanë qëndrime armiqësore ndaj njëra-tjetrës dhe që kanë interesa të kundërta. Do të diskutohet se si mund të stabilizohet Iraku dhe si mund të mbështetet ai. Takimi do t'i shërbejë edhe për uljen e tensioneve rajonale- midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, midis Perëndimit dhe Sirisë. Kjo mund të na ndihmojë, sepse ajo për të cilën ka nevojë vendi im, është një ambjent rajonal, i cili të mbështesë përpjekjet tona," tha Sebari.

Ky takim do të jetë një takim pasues i atij në Bagdad, që u mbajt në muajin mars. Atëherë në takim morën pjesë ambasadorët; këtë herë në tryezë do të ulen ministrat e jashtëm.