1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Microsoft pre e një sulmi hakerësh rusë

21 Janar 2024

Kompania Microsoft ka deklaruar se është sulmuar nga një grup hakerësh që ka lidhje me qeverinë ruse.

https://p.dw.com/p/4bVdU
SHBA: Kompania Microsoft
Kompania Microsoft u sulmua nga një grup hakerësh rusë Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Microsoft deklaroi se grupi i hakerëve "Midnight Blizzard” i sponsorizuar nga shteti rus kishte arritur të hynte në një përqindje shumë të vogël të llogarive të emailit të punonjësve të Microsoft-it, ndër të cilët janë edhe anëtarë të ekipit ekzekutiv, punonjës të sektorit të sigurisë kibernetike, të drejtorisë ligjore dhe të tjera, njoftoi kompania.

Sipas njoftimit sulmi kishte filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe u zbulua pak ditë më parë. Hakerët kanë arritur gjithashtu të shkarkojnë edhe disa dokumente nga të dërguara si bashkëngjitje me postë elektronike.

Person duke përdorur një celular
Hakerët kishin arritur të zbulonin fjalëkalimin e një llogarie të brendshme testimiFotografi: Jaap Arriens/NurPhoto/picture alliance

Sipas Microsoft-itsulmuesit kibernetikëkishin depërtuar në sistemin e postës elektronike pasi kishin arritur të zbulonin fjalëkalimin e një llogarie të brendshme testimi. Sipas kompanisë sulmi nuk ishte rezultat i dobësive në produktet ose shërbimet e Microsoft-it.