1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel kritikon ligjet e Greqisë, reagime të ndryshme - BE diskuton situatën financare në Greqi dhe Portugali - Investimet e firmave gjermane në EJL

21 Maj 2011
https://p.dw.com/p/11KrB

Kancelarja gjermane Angela Merkel, kritikoi në një mbledhje të partisë ligjet greke të pensioneve dhe pushimeve, duke shkaktuar indinjatë të madhe. Aktualisht në Gjermani zhvillohen diskutime për të rritur moshën e daljes në pension në 69 vjeç. Marcel Fürstenau informon:

Ministrat e Financave të Eurozonës të hënën (16.05.) në Bruksel miratuan paketën e ndihmave për Portugalinë. Përveç kësaj kërkohej një rrugëdalje për nxjerrjen e Athinës nga kriza e borxheve. Takimi mbeti nën hijen e arrestimit të shefit të FMN-së Dominique Strauss-Kahn në Nju Jork. Christoph Hasselbach informon.

Në vitin 2009, firmat gjermane kanë investuar jashtë vendit 900 miliardë. Vetëm një pjesë e vogël e kësaj shumë ka shkuar në vendet e Evropës juglindore. Sepse pas krizës ekonomike tregjet e atjeshme nuk janë më tërheqëse. Megjithatë këtë vit, ndihet një lloj lehtësimi. Optimistët bëjnë prognoza pozitive për këtë rajon. Një informacion nga Ryana Breuer.

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi