1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

191011 Schuldenkrise EU-Vertrag

20 Tetor 2011

Pak ditë para samitit të BE-së në Bruksel, Gjermania dhe Franca kanë ndërmarrë një tjetër iniciativë për të vendosur një rrugë të përbashkët për daljen nga kriza, që ka përfshirë eurozonën.

https://p.dw.com/p/12vpr
Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) me ish presidentin e BQE, Jean-Claude Trichet.
Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) me ish presidentin e BQE, Jean-Claude Trichet.Fotografi: dapd

Pak ditë para samitit të BE-së në Bruksel, Gjermania dhe Franca kanë ndërmarrë një tjetër iniciativë për të vendosur një rrugë të përbashkët lidhur me daljen nga kriza, që ka përfshirë eurozonën nga borxhet. Papritur presidenti francez Nicolas Sarkozy u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel në Frankfurt mbi Main. Takimi erdhi në kuadër të ceremonisë së largimit nga detyra të Presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Jean-Claude Trichet. Merkel dhe Sarkozy nuk dhanë asnjë deklaratë më pas. Gjatë ceremonisë, që u zhvillua me këtë rast për largimin e Trichet, kancelarja theksoi se për shpëtimin e euros dhe zgjidhjen e krizës duhet bërë gjithçka.

Nëse dështon euroja, atëherë dështon Europa

"Euro është vullneti i Europës për të forcuar zhvillimet e saj të brendshme. Euro përfaqëson vullnetin e europianëve për të përballuar së bashku sfidat e sotme. E ardhmja e Europës është e lidhur ngushtë me projektin europian si një e tërë. Dhe unë e them këtë duke cilësuar fjalët: Nëse dështon euroja, atëherë dështon Europa. Por ne nuk do ta lëmë këtë, sepse e ardhmja e Gjermanisë ishte, është dhe mbetet për ne e lidhur me të ardhmen e Europës". Më tej ajo vuri theksin e dhe në faktin se edhe ndryshimi i traktateve europiane për këtë qëllim nuk duhet të jetë tabu.

Barroso kërkon mjete për forcimin e fondit EFSF

Më parë Presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso kishte bërë thirrje për forcimin e fondit të shpëtimit të euro-s, EFSF.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe presidenti i parlamentit Europian, Jerzi Busek, presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy. Me këtë rast u shfaq edhe një film dokumentar mbi punën tetëvjeçare të presidentit të Bankës Qëndrore Europiane, Jean-Claude Trichet. Ky i fundit pritet të zëvendësohet në këtë detyrë të rëndësishme nga italiani Mario Draghi më 31 Tetor, i cili pritet të përballet me sfida të vështira dhe të rëndësishme, duke pasur parasysh krizën e borxheve në eurozonë.

Autor: DPA/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica