1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel dhe Sarkozi - marrëveshja për Greqinë

25 Mars 2010
https://p.dw.com/p/McXR
Kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozi
Kancelarja Merkel dhe presidenti SarkoziFotografi: dpa

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Nikola Sarkozi ranë dakord për një "propozim shumë të detajuar" përsa i përket një kornizë evropiane të ndihmës eventuale për Greqinë. Kjo ndihmë do të përfshijë kredi vullnetare bilaterale të vendeve të Eurozonës dhe injeksione financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Merkeli dhe Sarkozia ia propozuan zgjidhjen presidentit të Këshillit të BE, Herman Van Rompuy. Gjatë mbrëmjes së sontme pritet të mbahet një takim i posaçëm i vendeve të Euros.