1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mediat e minoriteteve në Shqipëri

Odise Kote22 Qershor 2007

Monitorimi i mediave të minoriteteve në Shqipëri - objekt i studimit dyvjeçar të Qendrës Shqiptare të Mediave, me mbështetjen e fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”

https://p.dw.com/p/AyxG

Qendra Shqiptare e Monitorimit të Mediave, me mbështetjen e fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, kanë organizuar të parin studim shqiptar mbi “Mediat e minoriteteve etnike dhe kulturore në Shqipëri” si dhe problemet që i shoqërojnë ato.

Raporti paraprak mbi situatën dhe peisazhin e mediave të minoriteteve në Shqipëri është diskutuar në zonat, ku ky minoritet është mjaft i zhvilluar. Në këto takime ishin të ftuar drejtori i zyrës së Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert” në Tiranë, Aleksandër Dhima gazetarë dhe ish-gazetarë të këtyre mediave të minoritetit, perfaqesues te shoqatave te gazetarëve dhe të institucioneve publike dhe jopublike të medias, përfaqesues të komuniteteve te pakicave kombëtare dhe kulturore në vend, si dhe përfaqësues te institucioneve të të drejtave të njeriut etj.

Studimi mbi mediat e minoriteteve në Shqipëri, pos të tjerash përveç se është një tablo e zhvillimit dhe e respektimit të të drejtave të njeriut dhe e informimit në gjuhën amëtare, njëherësh shërben edhe si një bazë rekomandimesh për qeverinë shqiptare, organizmat ndërkombëtare e Bashkimin Europian.