1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Me tren sërish nga Kosova në Maqedoni

28 Shkurt 2006

Rivendoset transporti hekurudhor i pasagjerëve midis Fushë Kosovës dhe Shkupit.

https://p.dw.com/p/As7l
Fotografi: AP

Pas shtatë vitesh ndërprerjeje të linjës hekurudhore midis Maqedonisë dhe Kosovës, sot për herë të parë ka qarkulluar treni për transportin e udhëtarëve Fushë Kosovë –Shkup dhe anasjelltas.

Ministri i transportit të Maqedonisë, Xhemajli Mehazi e vlerëson aktivizimin e kësaj linje hekurudhore si tejet të rëndësishme meqenëse përmes saj do të ketë mundësi në të ardhmen që rrjeti hekurudhor të shtrihet në të gjitha vendet e rajonit.