Me 5.7. në Bullgari zhvilohen zgjedhjet presideciale & Egoizmi parim bazë-Falë Berlusconit shoqëria italiane në fazë kritike
3 Korrik 2009Këtë të dielë (5.7) bullgarët votojnë për herën e gjashtë që prej rënies së komunizmit të vitit 1989 për zgjedhjen e një parlamenti të ri. Të drejtën e votës e kanë 6,7 milionë qytetarë. Temat kryesore në fushatën zgjedhore ishin lufta kundër korrupsionit dhe kriminaliteti i organizuar, pasojat e krizës globale financiare dhe ekonomike në Bullgari.
Kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ndodhet nën presion politik për shkak të jetës së tij private të shthurur. Akuzat, se në rezidencat e tij është i rrethuar nga vajza të reja bukuroshe, ai nuk i kundërshton. Por ai thotë se nuk është i vertetë pohimi i një prostitute, se e ka paguar atë për vizitën e saj. Shoqëria italiane duket se nuk është fare e tronditur nga eksceset e Berluskonit.
Autorë: Emiliyan Lilov, Kirstin Hausen
Redaktoi: Angjelina Verbica