Mbrojtja kundërajrore siriane qëllon mbi helikopterë izraelitë
6 Shtator 2007Reklamë
Në Siri mbrojtja kundërajrore sipas të dhanëve zyrtare ka qëlluar mbi helikopterë ushtarakë izraelitë. Helikopterët kanë cënuar hapësirën ajrore siriane dhe kanë hedhur municion në një zonë në shkretëtirë, ka cituar agjensia shtetërore siriane e lajmeve SANA një zëdhëhës të ushtrisë siriane. Ushtria izraelite nuk është prononcuar mbi incidentin.